Financat publike kanë pësuar rënie për janarin, kjo si rrjedhojë e krizës politike dhe ndryshimeve të bëra në qeveri, të cilat duket se kanë ndikuar në eficencën e administratave fiskale, e cila është reflektuar në arkëtimet e dobëta buxhetore.
Viti 2019 ka nisur dobët, pasi në arkën e shtetit kanë rezultua 900 milionë lekë më pak se një vit më parë në Janar.
Sipas disa të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, vihet re se në janarin e 2019 janë mbledhur rreth 34.5 miliardë lekë.
Kujtojmë këtu që në janar të 2018 janë mbledhur rreth 35.4 miliardë lekë.
Çfarë ndikoi në performancën e financave publike?
-Ndryshimet e bëra në fund të vitit që lamë pas
-Periudha e tranzicionit
Gjithashtu kanë pësuar rënie disa tregues në krahasim me një vit më parë.
-Në janar të 2018 janë arkëtuar rreth 11.1 miliardë lekë
-Në janar të 2019 u arkëtuan rreth 10.9 miliardë lekë
Nga TVSH janë rimbursuar rreth 1,678 miliardë lekë.
Të ardhurat nga akciza:
-Kanë pësuar rënie
-Nga akciza janë mbledhur rreth 2.9 miliardë lekë
-Nga taksat nacionale janë mbledhur 400 mln lekë më pak
Tatimi mbi fitimin:
-Ka pasur një performim pozitiv
-Ka pësuar rritje me 200 milionë lekë
-Janë mbledhur 1.6 miliardë lekë në total
Tatimi mbi të ardhurat personale:
-Janë mbledhur rreth 3.6 miliardë lekë/ E.S