Të kontrollohet dhe parandalohet evazioni fiskal?
Në lidhje me këtë çështje, Ministra e Financave ka ndërmarrë disa iniciativa ligjore.
Ministria ka hartuar dhe hedhur për konsultim projektligjin ““Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, me shtetet e tjera.
Referuar relacionit shpjegues, sipas standardit të ri global, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe të pronësisë.
Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal.
Me argumentin se veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.
Ky projektligj vjen në kuadër të Forumit Global mbi Transparencën dhe Shkëmbimin e Informacionit për Qëllime Tatimore, ku Shqipëria është pjesë prej Muajit Nëntor të vitit 2012.
Po në këtë kuadër, Ministria e Financave po punon për hartimin e një ligji të ri, që synon të krijojë një regjistër i cili do të zbardhë emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.