MENU
klinika

Deklarata

Majko tregon zgjidhjen: Ramën dhe Bashën i pajton vetëm…

01.03.2019 - 14:06

Ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka shpejtuar të japë detaje për atë se çfarë mund të diskutohet mes qeverisë dhe opozitës nëse kreu i PD-së pranon ftesën që i bëri sot shefi i qeverisë, Edi Rama në Samitin e Dytë të Diasporës.

Majko teksa iu përgjigj interesit të mediave, u shpreh se togfjalëshi “qeveri tranzitore” nuk do të jetë pjesë e diskutimeve mes palëve, të cilët kanë ashpërsuar së fundmi gjuhën dhe retorikën e tyre duke krijuar një krizë politike dhe institucionale në vend.

Ministri Mjako u pyet nga gazetarët nëse do të pranojë ai të jetë një kryeministër i qeverisë tranzitore, ai u përgjigj: “Kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek shprehja “kur do flasim”. Po kush duhet të luajë një rol pajtimi mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri? Për këtë rol, ministri Majko theksoi se negocimi i presidentit Ilir Meta me palët do të ishte i mirëpritur nga të gjithë.

“Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”, shtoi ai.