MENU
klinika

Njoftimi

Djegia mandateve, ambasadorja gjermane ‘zbarkon’ në KQZ

01.03.2019 - 14:29

Pas djegies së mandateve nga opozita dhe debatit për zëvendësimin e tyre, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje.

Gjatë ditës së sotme në KQZ ka shkuar ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz.

Lajmi është bërë i ditur nga njoftimi zyrtar i KQZ, ku bëhet me dije se ambasadorja është takuar me kreun e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Klement Zgurin.

Mësohet se Zguri e ka informuar ambasadoren në lidhje me aktualitetin dhe përgatitjet që po bën KQZ.

kqz mbledhje konica.al
kqz mbledhje konica.al

Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Klement Zguri takoi Ambasadoren Gjermane në Tiranë, znj. Susanne Schütz.

Qëllimi i takimit ishte zhvillimi i një bisede informuese rreth aktualitetit dhe përgatitjeve që KQZ po bën për procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!