MENU
klinika

Shqipëria tridhjetëvjeçare e italianit

Eugenio Tibaldi ruan kujtime tonat

01.03.2019 - 18:48

Shqipëria e tri dekadave të fundit, ishte fokusi i kërkimit të artistit italian Eugenio Tibaldi. Tranzicioni i gjatë në vend është tematika e veprave që tashmë ai do t’i sjellë në një ekspozitë në Galerinë Fab, nga datat 11 deri më 31 mars. “30 vjeç” është titulluar ekspozita që ka në qendër Shqipërinë, prej viteve ‘90-të. Ky titull referohet një epoke historike shumë të saktë. Ekspozita është edhe një lloj sugjerimi nga autori për t’u festuar dhe për ta bërë këtë, nuk duhet të jemi vetëm.

Pikërisht kjo është arsyeja që artisti ka marrë shkas për të realizuar projektin e kësaj ekspozite përmes një metode laboratorike. Fillon nga ndarja e metodologjisë së saj dhe duke propozuar një teme të përbashkët për të punuar, veprat në ekspozitë janë rezultat bashkëpunim mes artistëve të rinj shqiptarë, të cilët iu përgjigjën pa hezituar.

Qysh prej vizitës së parë të Tibaldit në Shqipëri, tetori i vitit 2018 dhe me rastin e Ditës Bashkohore, pjesëmarrësit në projekt kanë ecur, fotografuar, biseduar, analizuar, organizuar e prodhuar vepra nga ku shfaqet reflektimi i tridhjetë viteve të ndryshimit të qytetit të Tiranës, nga 1989-ta deri më sot.

Projekti është njëlloj përzierje këndvështrimi shikimesh, duke filluar nga ajo e artistit Italian, i cili i përket një brezi të mëparshëm dhe i integruar me atë të atyre – pjesëmarrësit në ëorkshop – që u rritën dhe e kaluan përditshmërinë në Shqipërinë postsocialiste.

Tirana, në veçoritë e saj arkitektonike, bëhet kësisoj skenari që ofron papërsosmëritë dhe nuancat që vështirë se gjenden në sistem si rrëfime të vogla. Ato mund të na shpëtojnë nën presionin e makrohistorisë, por, siç sugjeron vetë autori Tibaldi, bëhen elementet pjesëmarrës në të.

 

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe