MENU
klinika

Studimet

Çaji jeshil dhe efektet anësore

01.03.2019 - 19:52

Çaji jeshil është një ndër çajërat bimorë më të vjetra të njerëzimit. Atij iu dha rëndësi e menjëhershme për përfitimet që i sjell shëndetit, ku ndër më të njohurat është rënia në peshë.

Për shkak të këtyre përfitimeve, çaji jeshil është përdorur gjerësisht, duke neglizhuar disa nga efektet anësore që shkakton. Konsumimi i tepërt i çajit jeshil sjell probleme në shëndetin e njeriut. Efektet anësore vijnë si pasojë e kafeinës së pranishme në çaj dhe përfshijnë simptoma si, dhimbje koke, nervozizëm, pagjumësi, diarre, rrahje zemre të çrregullta, e të tjera.

Kush nuk duhet të konsumojë çaj jeshil?

Është vërtetuar se çaji jeshil shkakton disa probleme kur konsumohet me tepri, ose shkakton probleme te njerëzit që vuajnë nga disa sëmundje.

Probleme me stomakun

Tanini në çajin jeshil rrit acidin në stomak, duke shkaktuar kështu dhimbje stomaku ose kapsllëk. Çaji jeshil nuk duhet të konsumohet me stomakun bosh. Sugjerohet të konsumohet vetëm pasi të keni ngrënë diçka. Njerëzit që vuajnë nga ulçera nuk duhet ta konsumojnë atë.

Mungesë hekuri

Çaji jeshil pengon trupin të marrë hekurin nga ushqimi. Konsumimi i tepërt mund të jetë fatal. Një studim në vitin 2001 tregoi se ekstrakti i çajit jeshil ul përvetësimin e hekurit me 25 për qind.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Çaji jeshil përmban kafeinë, katekinë dhe taninë. Këto substanca lidhen me rreziqet e shtatzënisë. Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijët me gji, konsumoni 2 filxhanë me çaj jeshil në ditë. Konsumimi më i tepërt se aq, sjell efekte negative dhe rrit rrezikun për të pësuar abort.

Anemia

Katekina në çajin jeshil shkakton uljen e përvetësimit të hekurit në trup. Nëse keni mungesë hekuri, si për shembull anemi, Instituti Kombëtar i Kancerit rekomandon që çaji të konsumohet mes vakteve.

Probleme me zemrën

Kafeina në çajin jeshil shkakton rrahje të çrregullta zemre.

Diabeti

Kafeina në çajin jeshil ndikon në kontrollin e sheqerit në gjak. Bëni kujdes me nivelin e sheqerit në gjak nëse vuani nga diabeti, dhe konsumoni pak çaj jeshil.

Fëmijët nuk duhet ta konsumojnë

Tanina në çajin jeshil pengon përvetësimin e lëndëve ushqyese, si proteinat dhe yndyrnat te fëmijët.

Probleme me mëlçinë

Ekstraktet e çajit jeshil janë të lidhura me disa raste të dëmtimit të mëlçisë. Çaji jeshil e përkeqëson më shumë mëlçinë e dëmtuar. Por cila është sasia e lejuar e çajit jeshil, brenda së cilës të marrim efektet më të mira të kësaj pijeje, në thelb të mrekullueshme? Sipas Dr. Zuo Feng Zhang, një kërkues në UCLA dhe “University of Maryland Medical Center”, dy deri në tre filxhanë çaji në ditë do të ishte masa ideale. Tejkalimi i saj do të sillte më pas si pasojë, të gjitha efektet që përmendëm.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?