Rreth 500 objekte mbeten peng në procesin e legalizimit si pasojë e mosregjistrimit të pronës shtetërore, në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës.
Drejtori i ALUIZNIT, shprehen se kompania shtetërore e naftës nuk ka bërë asnjë procedurë në këtë drejtim. Procesi i Legalizimit të këtyre objekteve është pezulluar për shkak të kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës, Albpetrol.
Drejtori i ALUZINIT, Berat shprehet se kompania nuk ka regjistruar ende pronat e saj, të cilat njëherësh janë pasuri kombëtare.
“Kemi një zonë, 500 objekte të cilat momentalisht prona del naftëmbajtëse dhe ne nuk mund të veprojmë dot kur është një pasuri kombëtare. Shumë familje janë dhe emigrantë dhe nuk janë në shtëpi. Ne nuk mund të vazhdojmë kur qytetari ka konflikt me babain apo vëllain”, tha Donald Miloshi.
Në total, vetëm 5600 objekte kanë përfunduar procesin e legalizimit, nga rreth 13 mijë dosje që ka qarku i Beratit,