MENU
klinika

Detajet

Zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme

01.03.2019 - 21:48

Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në bodrumin e Ministrisë së Brendshme në kryeqytet.

Policia e Tiranës në deklaratë tha se zjarri ra rreth orës 20:45 në bodrum, duke shtuar se Shërbimet ndërhynë menjëherë sapo konstatuan tym duke shkëputur energjinë elektrike.

“Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike”, thuhet në deklaratë.

Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

“Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht”, thuhet më tej.