MENU
klinika

Taksa 100%

Haradinaj me deklaratë të fortë: Për Amerikën lëshoi postin, por…

02.03.2019 - 08:40

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë me një tjetër deklaratë të fortë në lidhje me taksën e vendosur ndaj mallrave serbe.

Ai shprehet se nëse Amerika ja kërkon është i gatshëm të lërë postin, por taksën nuk do ta heqë.

Po të vije amerikani e të më thotë, ‘Ramush, a po e lëshon detyrën’, unë largohem. Por nuk e çoj dorën ta heq taksën ndaj Serbisë, unë këtë e kam thënë që nuk e bëj”,- tha ai në një intervistë për televizionin publik.

Kryeministri tha se i beson Amerikës për territorin e Kosovës, ndërsa shtoi se rreziku është te ai.

Rreziku nuk është Amerika, as Evropa, por rreziku jemi ne”, tha Haradinaj.

Ai pohoi se është keq që aleatët qeveritarë janë ndarë për ta dëmtuar kryeministrin. Ai kërkoi nga të gjitha partitë në Kosovë që të bashkohen për taksën kundër Serbisë.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi