Edhe këtë të shtunë kryeministri Rama e ka nisur ditën me publikimin e një historie.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar historinë e Halim Llallës, i cili sikurse shkruan kryeministri ka qenë viktimë e një fature të padrejtë energjie.
Halimi tregon se në tetor të vitit 2011 i vjen në shtëpi një fatur me gjobë 600 mijë lek mbifaturim. Kjo për Halimin ishte e padrejtë sepse sipas tij kanë qenë gjithmonë të rregullt më pagesën e energjisë. Duke shkuar nëpër zyra disa herë,problemi i Halimit nuk ishte zgjidhur.
Nëpërmjet një letre drejtuar platformës së bashkëqeverisjes Halimi gjeti zgjidhje për problemin që shqetësonte atë dhe familjen e tij.
‘Mirëmëngjes, dhe pa u mërzitur me disa që i kanë sytë për bukuri, po mllefi i pengon të shohin, e me vullnetin e palëkundur për t’iu gjendur pranë çdo njeriu të zakonshëm në nevojë për ndihmë, ju uroj një fundjavë të qetë‘, shkruan Rama.