MENU
klinika

Dëshmia

Vetëdorëzimi/ Fjalët e para të Ervin Matës në polici

02.03.2019 - 17:38

Biznesmeni Ervin Mata, i kërkuar për vrasjen në ish-Bllok i ka dhënë fund arratisë pas 5 muajsh duke u vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e avokatit të tij.

Mata nuk ka folur shumë në polici, por ka thënë se u dorëzua pasi nuk ka lidhje me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Elion Hatos.

“Nuk kam qëlluar me armë zjarri. Jam larguar i frikësuar pas të shtënave, por nuk kam qëlluar, mua më sulmuan”,- ka thënë Mata

Ai po ashtu është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, i cili nga ekzaminimi i telefonit celular rezultoi se kishte organizuar njerëz të armatosur për përleshjen në bllok ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia e Tiranës sqaron se mbi Ervin Matën rëndojnë akuzat e “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Shkak për ngjarjen, sipas dëshmive të administruara nga grupi hetimor, dyshohet të ketë qenë një borxh i pakthyer dhe prishja e pazareve të drogës. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e opinionit publik për shkak se Ervin Mata është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, lidhje së cilës duket se vetë Elvana i ka dhënë fund.

Njoftimi i policisë së Tiranës për Matën

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:

E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin