Aktorja e famshme amerikane, Katherine Helmond, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, ndërsa vuante nga sëmundja Alzheimer.
Për rolet fantastike në komedinë televizive “Who’s the Boss?” dhe në serialin “Soap”, ajo e ka fituar çmimin dy herë çmimin Golden Globe.
Njëherësh, ajo ka fituar 7 herë çmimin Emmy për rolet e saj në disa filma dhe seriale, duke përfshirë edhe rolin e saj në serialin e popullarizuar komik, “Everybody Loves Raymond”.
“Ajo ka qenë dashuria e jetës sime. Kam qenë me Katherine që nga mosha 19-vjeçare. Natën kur vdiq, e kam vërejtur se hëna ka qenë saktësisht gjysmë e plotë, pikërisht siç jam unë tani”, ka thënë burri i saj, David Christian, në deklaratën e tij.