MENU
klinika

Gjendja e dobët ekonomike

Kukës/ Qytetarët i shmangen stendave të tregtarëve

03.03.2019 - 15:03

Gjendja e dobët ekonomike e qytetarëve të Kukësit, ka bërë që ata t’i shmangen stendave të tregtarëve!

Banorët thonë se janë në pamundësi ekonomike për të blerë edhe produktet kryesore të shportës ushqimore. Tregtarët nga ana tjetër thonë se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm, madje shtojnë se kalojnë ditë me radhë pa shitur asgjë.

Pamja gati e boshatisur këtë fundjavë, sipas tregtarëve është tregues i varfërisë. Sipas të dhënave të INSTAT, Bashkia e Kukësit rezulton më e varfra në vend!

Më shumë se 3000 familje trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërsa të ardhurat për frymë janë 35,7% më të ulëta se mesatarja e vendit.