MENU
klinika

Kundërshton djegien e mandateve

Anëtarja e kryesisë së PD-së ironizon: Mund t’i besoj unë Monës ?

03.03.2019 - 16:46

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike në Fier, Enkeleda Veliu ka kritikuar vendimin e PD-së dhe Bashës për djegien e mandateve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se nuk ka qenë dakord dhe ka ngritur zërin nëpër forumet e PD-së për mënyrën se zgjidhen njerëzit që drejtojnë partinë duke filluar nga pozicioni më i thjeshtë tek ai më i rëndësishmi.

Më tej, ajo ka shkruar se nuk mund t’u besojë Kryemadhit apo Ndokës, por thjesht po bëjnë një copë rrugë bashkë.

Postimi i plotë i Veliut:

Thonë se miqtë, njihen në ditë të vështira.. Po ashtu edhe militantet. Në këto ditë gri për PD kurrsesi nuk do doja që të gjykoja, por disa gjëra duhen thëne. Hallet diku duhet ti qajmë. Jo pak herë kemi ngritur zërin në forume, që PD të jete transparente me qytetarin dhe votuesin dhe aq më shumë, me anëtarin dhe militantin e saj.

Duke filluar, nga listat e këshillit bashkiak, duke vazhduar me zgjedhjet në parti dhe duke iu vëne vula, kandidatëve për deputet. Po ç’ti bëj unë “Qaniut” që i rri kryetarit, sa para mbrapa?! Që ia heq aq bukur qimet te palltoja..dhe që çdo mëngjes e komplimenton me fjalet. Kryetar si ty, as ka pasur dhe as do të ketë PD. Asnjë kriter. Asnjë mendim dhëne nga baza. Emra që serviren lart, me llogari.

Hirearkia ndërtohet, vertikalisht poshtë dhe jo e anasjellta. Larg qoftë…s’dua tju besoj të tjerave. Dhe sot..kur duhej të ishim bashkë, një mendje dhe një zë dalin në skenë Gjuzrat dhe Roshet. Ashtu, mustaqet varur, mezipritur, të bejnë opozitë. Sigurisht, aty presin dhe të tjerë..që po iu vjen plasja, pse e dorëzuan mandatin. A mund t’i besoj unë Ndokes apo Monës..?? Askurre..

Thjesht po bejmë nje copë rrugë bashkë. Për tu ndarë, s’dihet ku dhe si. Ju që fryheshit, për gjetje kaq të papara, mos u fshihni si struci..qe fusni kokën në rërë dhe bythën zbuluar. A e gatuat vetë këtë gjellë dhe na e shërbyet ashtu te nxehtë..?!

Na e futët kokën me zorr në pjatë..E pra..kjo ishte loja. Sigurisht, unë , dhe mijëra demokratë të tjerë, sërish do të mbetemi ai zëri i fortë, që do ta themi të vërteten por që do jemi pranë, në te mirë e në të keq. Dhe sot, sërisht jemi këtu për t’i dhënë, po e deshi puna, ndoshta dhe grushtin, këtyre prurjeve të “reja” në parti.

Që duan të zëvendësojnë, të vetmen parti të shpresës. Koha të mbahet përgjegjësi, dhe për të ndëshkuar cilindo, që krijoi këtë maskarade listash. Dhe ndërkohë që do pastrojmë veten, do të nxjerrim në pah, ata dhe ato, më të mirët.

Nuk mund te ketë asnjë komision politik, gatuar bodrumeve mavi, që mund të mposhtë dhe të zëvendësojë, një parti të tëre..!”