MENU
klinika

Pas Samitit të mërgatës shqiptare

Sheshi “Skënderbej” në festë

03.03.2019 - 16:44

Samiti II i Diasporës mblodhi me qindra përfaqësues shqiptarë, intelektualë që i mbajnë të pashkëpurura lidhjet me rrënjët e paraardhësve dhe vendlindjen. Mes temave që preku, samiti i kushtoi vëmendje dhe hapësirë muzikës, këngës e valles shqiptare të trashëguar.

Koncerti madhështor që përmbylli takimin mbrëmjen e djeshme, u mbajt në sheshin “Skënderbej”. Pjesëmarrës ishin këngëtarë dhe grupe muzikore nga mbarë Shqipëria, si dhe trevat shqiptare. U prit më shumë interes nga artdashës të të gjitha moshave, të cilët mbushën sheshin, duke kënduar e kërcyer bashkë me artistët.

Atmosferën e mbrëmshme festive e ka përcjellë për të gjithë lexuesit Konica.al, ndiqini videot dhe fotot:

 

:

 

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe