MENU
klinika

Fitoi zgjedhjet

Kush është Bujar Spahiu, kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë”

03.03.2019 - 18:21

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka zgjedhur që në raundin e parë me 2/3 të votave kryetarin e ri që do të drejtojë myslimanët për 5 vitet e ardhshme.

Kryetari i ri është teologu Bujar Spahiu, i cili fitoi me 59 vota kundrejt 26 votave të Ylli Gurrës dhe 2 votave të Gramoz Bllikut.

Spahiu do të ketë një mandat pesë vjeçar në krye të institucionit më të rëndësishëm të myslimanëve shqiptarë.

Bujar Spahiu ka lindur më 26 shkurt 1976 në Kukës.

Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në Shkollën “Lidhja e Prizrenit në Kolesjan, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë drejt Turqisë në vitin 1992.

Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi.

Më pas ai kreu studimet Teologjike universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e Ez’herit në Egjipt në vitin 2003 në fushën e Tefsirit (interpretimi i Kuranit).

H. Bujar Spahiu ka një kontribut të gjatë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë e Arsimit në KMSH nga viti 2006 deri në vitin 2009, dhe nga vitit 2009 deri në vitin 2019 ka ushtruar detyrën e nënkryetarit në këtë institucion.

H. Bujar Spahiu ka marrë pjesë dhe ka përfaqësuar Komunitetin Mysliman në shumë takime të rëndësishme, organizime të ndryshme, konferenca, simpoziume, etj.

Gjithashtu Spahiu ka qenë i angazhuar në mësimdhënie në universitet dhe medresetë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në fushën e specializimit të tij.

Z. Spahiu është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin