MENU
klinika

Histori e lashtë ilire

Gjurmë të reja nga Korça për vendbanime të lashta

03.03.2019 - 18:55

Vula Anepigrafike e gjetur në “Shëndëlli” të lagjes Qafzë-fshati Beras, dëshmon se ky vend ka qenë një vendbanim i kahershëm (që në kohën Ilire).

Gjithashtu, po në këtë vula lexohen emra të Hyjnive; në vulën Anepigrafike të gjetur në “Shëndëlli” lexohet emri i Hyjnisë Helios.

Po ashtu , një dëshmi tjetër e qartë që ky fshat ka qenë një vendbanim fshatar që në periudhën Ilire dëshmohet dhe nga fakti i nje gjetjeje të një Pitose Epigrafike më përmasa: lartësia 120 cm, diametri i brendshëm 70 cm dhe gjerësia 7 cm.

Mendohet se këto gjetje mund të kenë qenë dhurata nga poçarêt për hyjnitë, ose prodhime të pocarëve vendas pranë punishteve të tyre, pranë tempujve.

Megjithatë, po bëhen akoma kërkime për arritjen e një konkluzioni më të saktë mbi historinë e lashtë Ilire të kësaj krahine.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe