04.03.2019 - 10:15
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, Dritan Peka ka kaluar me sukses sitën e vetting-ut.
Peka është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilira, Olsi Komici dhe dhe Lulzim Hamitaj.
Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997.
Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës.
Peka është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.