Një valë protestash qytetare ka përfshirë në përgjithësi jo vetëm Shqipërinë, por të gjitha vendet e Ballkanit.
Përveçse në Shqipëri, edhe në Serbi, Mal të Zi dhe në Bosnje qytetarët janë ngritur në protesta.
Kjo valë protestash nuk ka shpëtuar edhe nga vëmendja e ndërkombëtarëve.
Kanë qenë mediat zvicerane që kanë dalë me një artikull ku ngrihet një pyetje provokuese:
“A po vjen ‘Pranvera Ballkanike’?
‘Pothuajse në të njëjtën kohë protestat shpërthyen në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor kundër sunduesve. Arsyet për këtë ndryshojnë, por ka në përgjithësi arsyet lidhen me pakënaqësinë.
Ndërsa mijëra njerëz thirrën për rrëzimin e Sistemit të Vuçiçit në Beograd të shtunën për të katërmbëdhjetën herë radhazi, tubimi i katërt në Malin e Zi bëri thirrje për dorëheqjen e Presidentit Milo Gjukanoviç.
Në Shqipëri, studentët nisën të protestonin në dhjetor, ndërsa tashmë partitë opozitare duan të sjellin fundin e sundimit të Edi Ramës me një bojkot parlamentar.
Në Bosnje-Hercegovinë, në Banja Luka, protestat kundër udhëheqjes së policisë dhe qeverisë së Milorad Dodik kanë vazhduar për gati një vit të plotë”, raportojnë mediet zviceriane.
Nesër përballë Kuvendit të Shqipërisë, opozita e bashkuar do të zhvillojë sërish protestën e rradhës.