MENU
klinika

Horoskopi, 1 korrik 2019

Dashi

Jeta në çift do jetë më e qetë dhe më e bukur sot. Do i sqaroni edhe ato keqkuptime që iu kishin dalë dhe do filloni një etapë të re. Në planin financiar reflektoni mirë para se të merrni çdo lloj vendimi.

Demi

Në përgjithësi ata që janë në një lidhje do mendojnë për t’i thelluar gjërat dhe për të krijuar një familje me atë që kanë në krah. Kësaj here do mendoni jo vetëm ta stabilizoni buxhetin por edhe ta përmirësoni atë.

Binjaket

Gjatë kësaj dite do ngrini disa pikëpyetje për jetën tuaj në çift. Flisni me partnerin për gjithçka jo me miqtë sepse vetëm ju dhe ai e njihni mirë situatën. Mos nënshkruani asnjë kontratë në planin financiar, nuk është koha e duhur.

Gaforrja

Do keni goxha debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj sot. Një lidhje me dhunë nuk mund të mbahet, kështu që mundohuni ta sqaroni sa më shpejt situatën. Mos jepni asnjë para hua sepse situata financiare nuk është aspak e qëndrueshme.

Luani

Dashuria do iu buzëqeshë sërish sot. Saturni do iu ndihmojë të vini rregull në jetën tuaj dhe t’i mendoni gjërat me qetësi. Me financat do keni shumë fat.

Virgjeresha

Gjatë kësaj dite çiftet do jenë të lumtur dhe të gëzuar. Në jetën e tyre do të mbizotërojë mirëqenia dhe mirëkuptimi. Për shkak të pozicionimit jo të mirë të Saturnit duhet të bëni kujdes me ekuilibrin tuaj financiar.

Peshorja

Për sa iu përket heshtjeve të zemrës, nuk do ketë asgjë për t’u veçuar gjatë kësaj dite. Në planin financiar do keni shumë fat dhe do iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur.

Akrepi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë më e qetë dhe më sensuale gjatë kësaj dite. Bashkëpunimi do të përforcohet edhe më tepër dhe do e keni më të lehtë të flisni për gjithçka. Paratë do iu ikin si pa e kuptuar nga duart sot.

Shigjetari

Marrëdhënia juaj me atë që keni në krah do jetë shumë e ngrohtë sot bashkëpunimi nuk do rresht për asnjë minutë. Në planin financiar mos bëni asgjë pa u menduar sepse do keni probleme më vonë.

Bricjapi

Ata që janë në një lidhje nuk do kenë për çfarë të qahen gjatë kësaj dite. Gjërat do rrjedhin edhe më mirë sesa ata kishin menduar. Mos mendoni se paratë sjellin lumturinë, por mos mendoni as të kundërtën.

Ujori

Planetët do jenë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme. Në planin financiar do përballeni me vështirësi. Që të mos bëni gabime duhet të reflektoni mirë.

Peshqit

Ju që jeni në çift duhet të bëni kujdes që të mos bini pre e disa tundimeve të momentit. Financat do jenë më të qëndrueshme se kohët e fundit. Në këtë mënyrë ju do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.