MENU
klinika

Horoskopi, 10 Gusht 2020

Dashi

Ju mungon shumë një person i afërt që për momentin ndodhet larg jush. Për këtë arsye jeni bërë pak nostalgjikë.

Demi

Nëse humori nuk është edhe aq i mirë, largoni shqetësimet dhe mendimet e zymta dhe lejojini vetes një pushim të këndshëm me partnerin.

Binjaket

Në qoftë se partneri do të tregohet i ftohtë ndaj programeve tuaja të ditës për impenjime në punë ose nga dembelizmi, natyrisht përfitoni për tu argëtuar me miqtë tuaj.

Gaforrja

Do të kaloni një ditë pushimi larg studimit dhe punës dhe kjo do t’ju bëjë shumë mirë. Nga ky pushim dhe qetësi mund t’ju lindin ide të reja . Jeta në çift duket tashmë se është e stabilizuar.

Luani

Që në orët e para të mëngjesit mund të ndiheni nervoz dhe të tensionuar. Në dashuri, pritet një kthesë pozitive, si për çiftet ashtu edhe për beqarët. Kujdes me shëndetin.

Virgjeresha

Mundohuni të përqendroheni në nevojat tuaja. Kohëve të fundit distanca me partnerin ju bën të ndiheni të lënë pas dore dhe jo shumë të vlerësuar.

Peshorja

Mund të përballeni me jo pak vështirësi në nisjen e projekteve të reja, ndoshta sepse nuk ndiheni të sigurt në zgjedhjet e bëra në të kaluarën ose sepse nuk u besoni bashkëpunëtorëve tuaj.

Akrepi

Tregohuni shumë të kujdesshëm në zgjedhjet që do të bëni, sidomos në zyrë. Do të merrni përgjegjësi të reja për karrierën tuaj, por mundohuni që të mos i ezauroni të gjithë energjitë tuaja.

Shigjetari

Përqendrohuni vetëm në projekte me rrezik të ulët dhe mundohuni të shmangni stresin. Ata që janë në çift t’ja dedikojnë këtë ditë njeriut të zemrës.

Bricjapi

Do të nisë një ditë gjatë së cilës do të jeni shumë të angazhuar me zgjidhjen e disa situatave të papritura. Në dashuri do të jetoni momente pasioni.

Ujori

Pritet një ditë paqësore dhe relaksuese, dhe ju do të ndiheni disi më të qetë, pasi keni kaluar një javë të pasur me ngjarje dhe projekte. Shëndeti do jetë për mrekulli, nuk do keni as shqetësimin më të vogël.

Peshqit

Dita e nesërme pritet do të jetë e ngjeshur dhe intensiteti në punë do të sjellë shumë lodhje, por sa kënaqësi kur rezultat në fund janë mëse pozitive!