MENU
klinika

Horoskopi, 10 shtator 2019

Dashi

Gjatë kësaj periudhe keni nevojë për të reflektuar lidhur me çështjet familjare dhe dashurinë. Gjithçka pasi në gusht keni përjetuar një krizë të fortë dhe jeni përpjekur shumë. Sa i takon punës, parashikohet një periudhë konfuze.

Demi

Keni nevojë që të rigjeni qetësinë, duke kërkuar me forcë dhe vendosmëri atë që prej shumë kohësh duket se ka humbur. Këshillohet që të jeni të kujdesshëm në zgjedhjet që të bëni, në mënyrë që të veproni me qetësi.

Binjaket

Yjet parashikojnë një lodhje të dukshme dhe nervozizëm. Dikush ka ndryshuar punë dhe është vënë në lojë në sektorë të tjerë dhe kjo gjë i bën të ndihen nën presion. Pavarësisht tensionit, kënaqësitë do të vijnë. Kush ka dikë pranë, nuk duhet ta largojë.

Gaforrja

Nuk duhet ti nënvlerësoni situatat me të cilat do të përballeni, duke qenë se çdo gjë do të kërkojë më shumë energji dhe forcë. Çdo gjë që do të arrini, do të fitohet. Bëni kujdes me stresin, pasi mund të komplikojë një sërë situatash.

Luani

Shtatori, tetori dhe nëntori, janë muaj kalimtarë, ku duhet dëgjuar dhe jo vepruar. Shumë prej jush mund të inatosen, pasi gjatë muajve të fundit janë përballur me zhvillime të cilave nuk po ju gjejnë dot rrugë dalje.

Virgjeresha

Hëna do të jetë në shenjën tuaj gjatë kësaj dite, duke e bërë mjaft interesante. Kush është martuar prej pak kohësh, apo është i përfshirë në një lidhje të bukur mund të çojë përpara projekte premtuese në sajë të ndikimit të Venusit.

Peshorja

Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një javë e bukur. Kush ka nisur një aktivitet të ri, mund të marrë rezultate shumë të mira. Duhet të mundoheni që të lini mënjanë ankthin dhe ndjesinë se nuk ia dilni dot në diçka, pasi kjo gjë mund t’iu komplikojë jetën.

Akrepi

Nis për ju një periudhë gjatë së cilës duhet të luftoni, por më në fund do arrini që të siguroni një sërë fitoresh. Ajo që duhet të mbani parasysh në këtë moment, është vendosmëria juaj ndaj situatave. Kjo gjë vlen si në punë, edhe në sferën sentimentale.

Shigjetari

Kjo e martë duket disi e lodhshme, ku do ju duhet të përgatiteni për diçka të rëndësishme. Të gjithë ata që kanë ndërmend një projekt të madh, nuk duhet të dorëzohen tani.

Bricjapi

Ritmi do të nisë për ju me kohë të plotë. Megjithatë parashikohet që të ketë ndonjë konflikt në dashuri, teksa vijoni të prisni më shumë përgjigje. Bëni mirë që të zgjidhni çdo keqkuptim që keni.

Ujori

Gjatë kësaj jave duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Në punën tuaj mos u mundoni që të sforcoheni shumë. Periudha në vijim do të sjellë konfuzion si në dashuri edhe në sferën profesionale.

Peshqit

Pritshmëritë për periudhën në vijim do të jenë shumë pozitive. Megjithatë nuk duhet menduar me ngulm për të ardhmen, pasi rrezikoni që të bëni gabime shumë të rënda. Edhe nga pikëpamja sentimentale do të ketë zhvillime interesante.