MENU
klinika

Horoskopi, 11 korrik 2019

Dashi

Me Marsin në anën tuaj, do jeni më sharmantë dhe më joshës. Financat nuk do jenë aspak të mira. Kujdes me shpenzimet sepse do të rrezikonit jashtë mase dhe nuk do dinit çfarë të bënit.

Demi

Influenca e yjeve në jetën sentimentale të çifteve do jetë e favorshme. Urani dhe Neptuni do iu sjellin përmirësime të financave, por mos u tregoni impulsive me shpenzimet.

Binjaket

Do keni ndryshime pozitive në jetën tuaj në çift sot. Do jeni më entuziaste dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen me partnerin. Më në fund fati do jetë në anën tuaj në planin financiar.

Gaforrja

Çiftet do i zgjidhin me mirëkuptim dhe qetësi mosmarrëveshjet që kanë pasur kohët e fundit. Do keni një strategji të mirë financiare dhe do ruani ekuilibrin.

Luani

Situata do jetë e qetë për çiftet dhe marrëdhënia e tyre do jetë mjaft e ngrohtë. Do jeni të gatshëm në çdo moment për ta dëgjuar atë që keni në krah. Pak maturi në sektorin e financave është e domosdoshme.

Virgjeresha

Do ketë disa turbullira sot në jetën në çift dhe do ndieni një frikë gati patologjike se mos humbni partnerin. Menaxhoheni me mençuri buxhetin sepse planetët do iu vënë përballë vështirësive të mëdha.

Peshorja

Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj nuk do jetë dhe aq e qetë. Në fakt ndjeshmëria e tepërt dhe etja për ngrohtësi do e ndërlikojnë marrëdhënien me partnerin tuaj. Do jeni shumë të zotët me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses një provë me rrezik.

Akrepi

Nëse keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo ditë do jetë mjaft e favorshme për të bërë hapat e parë dhe për të vënë çdo gjë në rregull. Në sektorin financiar do ndërmerrni rreziqe por do ia dilni mbanë me sukses.

Shigjetari

Nëse keni qenë të stresuar kohët e fundit dhe keni pasur përshtypjen se partneri nuk iu kuptonte, sot dita do jetë më e mirë. Mos jepni asnjë hua dhe tregohuni shumë të matur me shpenzimet.

Bricjapi

Në përgjithësi jeta sentimentale do jetë e mbrojtur. Vetëm disa do mund të mërziten pak nga rikthimi i disa fakteve të së shkuarës. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos arrini fundin e detit.

Ujori

Mos e torturoni veten sot duke menduar më shumë sesa duhet për çështjet e zemrës. Reflektoni mirë para se të bëni investime sepse financat mund të dobësohen.

Peshqit

Për ata që janë në një lidhje dita do jetë mjaft e animuar. Venusi do bëjë që të mbretërojë sensualiteti dhe ngrohtësia. Rrethanat nuk do jenë të favorshme për ndryshime në planin financiar.