MENU
klinika

Horoskopi, 12 janar 2022

Dashi

Asnjë planet nuk do të ndikojë negativisht e çdo gjë duket se tani është në dorën tuaj. Përpiquni të shmangni nga vetja njerëz, të cilët kujdesen vetëm për paraqitjen e jashtme. Ata mund të krijojnë mendim të gabuar rreth jush. Duke mbrojtur vlerat, ju, në fakt, i përforconi ato.

Demi

Është koha për t’u treguar më konservatorë dhe për t’i bërë gjërat më ngadalë. Nëse do të keni një lidhje të re dashurie apo një propozim të ri për punë, diçka emocionuese po vjen drejt jush. Matni temperaturën në fillim, përpara se të zhyteni në ujë.

Binjaket

Bëhuni më tolerantë. Nuk është momenti për t’u përfshirë nga zemërimi, sepse kështu njerëzit nuk do t’ju marrin seriozisht. Në situatat e grupit, ndonjëherë përgjigja më e mirë nuk është përgjigja e duhur, është përgjigja për të cilën bien dakord të gjithë.

Gaforrja

Shumë gjëra po ecin ndryshe nga sa e kishit menduar. Marrëdhënia juaj tashmë e komplikuar me paratë po bëhet gjithnjë e më komplekse. Këshilla është e thjeshtë, nuk duhet të shpenzoni më shumë se sa keni dhe kujdesuni për portofolin tuaj.

Luani

Nuk është kurrë tepër vonë të pranoni se nuk dini gjithçka, prandaj nëse ndihesh në panik për të mbajtur një premtim që është i pamundur të mbahet, duhet të flisni hapur. Frika juaj për ndëshkimin është krejtësisht e pajustifikuar.

Virgjeresha

Bashkëpunimi dhe dialogu do të jenë mbizotërues gjatë gjithë kohës sot. Do të ndodhë një ndryshim i madh në rutinën tuaj dhe mund të jetë shumë e vështirë që të mësoheni më këtë. Ky ndryshim mund të mos jetë i përhershëm ndaj më mirë të supozoni se kjo është mënyra e re për t’i bërë gjërat.

Peshorja

Edhe pse po i jepni prioritet jetës në çift sot sërish marrëdhënia me partnerin nuk do të jetë ashtu si duhet. Ne disa momente do të vuani dhe do të ndiheni si të braktisur nga yjet. Është koha për të thënë publikisht edhe gjëra që nuk ju pëlqejnë.

Akrepi

Mos u dekurajoni nga mosmarrëveshjet. Disa njerëz përpiqen të shpërqendrojnë veten nga problemet në shtëpi duke u zhytur në punë ose në shkollë. Por kjo taktikë është e varfër, duke qenë se vetëm vonon pashmangshmërinë. Mos bëni gabim duke pretenduar se problemet nuk ekzistojnë.

Shigjetari

Ndjeshmëria duhet të jetë pjesë e juaja kur ta gjeni veten në një bisedë të vështirë. Mund të përmirësoni çdo situatë të tensionuar duke u përpjekur të kuptoni dhe respektoni atë që motivon personin tjetër. Jini shumë të vetëdijshëm për atë që thoni.

Bricjapi

Është koha të flisni më qartë dhe më hapur. Dikush mund t’ju japë një sugjerim të pafajshëm që mund t’ju zemërojë. Sugjerimet nuk kanë për qëllim të lëndojë ndjenjat tuaja. Ato vetëm ndihmojë. Duhet të mendoni dy herë përpara se të dilni në përfundime të gabuara.

Ujori

Jo çdo ditë mund të jetë e shkëlqyer sepse atëherë do t’i merrnit si të mirëqena. Duhet të synoni për një ditë mesatare dhe shanset janë që të kënaqeni kur dita të përmirësohet gradualisht. Në dashuri mund të ketë një ndryshim që mund t’ju gëzojë ndërsa me paratë tregoni kujdes.

Peshqit

Ruani disiplinën, por nëse i mohoni vetes shumë kënaqësi për një kohë të gjatë, rrezikoni të jeni një person i mërzitshëm! Pra, jepini vetes një pushim dhe devijoni pak nga orari juaj i rreptë. Nuk ka gëzim në përpjekjen për të qenë të përsosur.