MENU
klinika

Horoskopi, 15 korrik 2019

Dashi

Sot, ndikimet planetare te këshillojnë të mos ndikoheni nga mendimet e të tjerëve, sidomos aspektin familjarë. Në aspektin afektiv, do të bëni disa seleksionime të duhura në rrethin tuaj miqësorë.

Demi

Yjet ju këshillojnë të jeni më objektiv në marrjen e vendimeve rreth personave që keni përzemër. Në dashuri, do t’ju duhet të evitoni së qeni impulsiv.

Binjaket

Në punë, do të merrni një lajm interesant, i cili do t’ju shërbejë për një projekt të suksesshëm në të ardhmen. Në dashuri,duhet te arrini ti bëni të tjerët t’ju vlerësojnë për meritat tuaja.

Gaforrja

Në ambientin e punës, një vështirësi e momentit, do t’ju bëjë të hutoheni dhe të mos i bëni gjërat siç duhen. Në dashuri, do të kaloni një mbrëmje interesante me personin e zemrës.

Luani

Në dashuri, mos merrni vendime të nxituara, pasi mund të ketë pasoja jo pak të vogla për ju. Ju duhet të mendoheni për atë që thoni në punë, pasi mund të bini pre e provokimeve.

Virgjeresha

Çdo gjë është duke shkuar shumë mirë në fushën tuaj të punës, pasi keni filluar të merrni lëvdata dhe mirënjohje nga kolegët tuaj. Në dashuri, mos tregoni gënjeshtra, pasi situata në çift është delikate.

Peshorja

E bukur është kjo ditë sot, pasi një ngjarje e pazakontë në ambientin e punës, do t’ju bëjë euforik. Gjatë mbrëmjes do të keni një telefonatë intriguese nga pikëpamja sentimentale.

Akrepi

Sot, do përballeni më shumë njerëz, pasi në çdo bisedë që do bëni, do flisni vetëm për nevojat tuaja, pa marrë parasysh problemet e të tjerëve.

Shigjetari

Në vend të punës, ju duhet të qëndroni të qetë, duke i përballur me diplomaci vështirësitë. Në dashuri, ju po kaloni një moment delikat që do t’ju jap kënaqësi të madhe.

Bricjapi

Ju mund të hasni disa vështirësi në organizimin e punës tuaj të përditshme. Në dashuri, do të kaloni disa vështirësi me personin tuaj të zemrës.

Ujori

Sot, yjet janë në anën tuaj, në sajë të disa aspekteve pozitive, që do t‘ju lehtësojnë punën, dhe do t’ju përmirësojnë të ardhurat. Në dashuri, jeni i lumtur që keni një bukuri të veçantë rreth jush.

Peshqit

Sot, do të flisni për dikë, që është më i vlerësuar nga të gjithë në ambientet ku punoni. Në dashuri, nëse jeni vetëm, do të dalin para jush të vërteta interesante, nëse jeni çift, do keni një mbrëmje romantike me partnerin tuaj.