MENU
klinika

Horoskopi, 15 mars 2023

Dashi

Jeta juaj ne çift nuk do jete aq e mire sa ju e prisnit sot. Edhe pse here pas here do bëni përpjekje për te vendosur harmoninë, nuk do ia dilni dot. Beqaret do jene joshës dhe te gatshëm te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Mundësitë për te krijuar një lidhje serioze do jene te mira. Dite e shkëlqyer për t’u marre me riorganizimin e financave. Do arrini te vendosni ekuilibrin.

Demi

Do bënit mire te mos e përzienit partnerin me çështjet profesionale. Mund te lindin disa keqkuptime qe do ua prishin qetësinë ne çift. Beqareve do iu jepet një mundësi e shkëlqyer për te bere për vete personin qe iu pëlqen. Shfrytëzojini te gjitha armët qe keni. Ne planin financiar dikush do iu ndihmoje mjaft te realizoni transaksionet e menduara. Do ndiheni me mire se kohet e fundit.

Binjaket

Lëreni te lire partnerin sot te shprehet dhe te veproje. Nuk duhet te kërkoni asgjë me ngulm sepse nëse është e shkruar, ne mos një dite, ditën tjetër gjithçka do përfundojë. Beqaret do kenë takime, por nuk do ndihen te plotësuar. Beni edhe pak durim për dashurinë e madhe. Ekuilibri buxhetor do vazhdoje te jete i palëkundshëm. Mundohuni ta ruani sa me shume ne këtë gjendje.

Gaforrja

Do jeni me tolerante me partnerin gjate kësaj dite dhe do kaloni momente me te këndshme me njeri-tjetrin. Ai qe keni ne krah ka menduar t’iu beje një propozim te cilin nuk e prisnit. Beqaret vërtet do kenë takime, por nuk duhet te hedhin hapa te nxituara vetëm qe te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Vazhdoni te bëni kujdes me shpenzimet.

Luani

Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite dhe do kaloni momente emocionuese pranë te dashurit tuaj te zemrës. Disa do i bëjnë gjerat me zyrtare. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur dhe te fillojnë një lidhje sa për te mos u ndier vete. Dielli do iu sjelle fat ne planin financiar, megjithatë do bëni mire te mos jepni hua.

Virgjeresha

Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje do kaloni momente pasionante dhe te zjarrta me atë qe keni ne krah. Shfrytëzojeni çdo sekonde dhe shprehini ndjenjat pa pushim. Beqaret do jene lodhës te mëdhenj, megjithatë duhet te bëjnë kujdes me disa persona te shenjës se peshqve. Urani do kujdeset për financat. Situata do jete me e qëndrueshme sesa kohet e fundit.

Peshorja

Pritet qe dita e sotme te jete e bukur për çiftet. Do i sqaroni një nga një te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do mendoni me qetësi për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, por kjo nuk do i mërzitë aspak. Ne shoqërinë e miqve dhe familjareve nuk do e ndiejnë aspak mungesën e dikujt. Shmangni shpenzimet e papritura dhe ekstreme qe financat mos jene problematike.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje, me ne fund do ndiheni te lumtur. Ne krahët e partnerit do iu duket vetja si ne ëndërr dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast prej tij. Beqaret do i japin me tepër rëndësi ndjenjave dhe do jene te gatshëm te harxhojnë me shume kohe për te gjetur personin e duhur. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme, megjithatë mos e teproni me shpenzimet.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete shume e këndshme sot. Partneri juaj do tregohet me i sjellshëm dhe do iu përkëdhele ne çdo moment. Dita juaj do jete me diell. Jeta sentimentale e beqareve do jete e ndërlikuar. Do bënit mire te mos merrnit vendime te nxituara për te cilat do pendoheni shpejt. Ne planin financiar do merreni seriozisht me menaxhonim e financave dhe do merrni masa strikte.

Bricjapi

Jeta ne çift nuk do ketë probleme sot, madje disa qe kane pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë ato. Mendoni ta bëni lidhjen me serioze sepse vitet ikin si pa e kuptuar. Beqaret do kenë mundësi me shumice për takime impresionuse. Do e kenë ata ne dore nëse do përfitojnë apo jo. Ne planin financiar nuk rekomandohet ndërmarrja e rreziqeve te mëdha. Kujdes!

Ujori

Me ne fund do i sqaroni keqkuptimet ne çift dhe do ndiheni me te qete. Bashkëpunimi do filloje te përforcohet dalëngadalë. Për disa mund te ketë edhe një nate te nxehte e pasionante. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë takim impresionues. Ne planin financiar maturia duhet te mbizotëroje gjate gjithë kohës. Vetëm kështu nuk do keni tronditje.

Peshqit

Jeta ne çift nuk do përbëjë prioritet për ju sot. Marrëdhënia me partnerin do jete e mire dhe gjithçka do ece si duhet edhe pse partneri ashtu si ju do jete i zënë me pune dhe nuk do ketë kohe te mendoje për surpriza. Nga ana tjetër Marsi do favorizoje dashuriçkat e beqareve. Nëse keni menduar te bëni investime te mëdha, ka ardhur koha e duhur.