MENU
klinika

Horoskopi, 15 prill 2019

Dashi

Partneri juaj do jetë shumë misterioz gjatë kësaj dite kjo do ju bëjë të dyshoni për të. Mos bëni gjëra të gabuara që mund të prishin harmoninë.

Demi

Nuk do ketë aspak probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale dhe do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me atë që keni në krah. Beqarët do e takojnë më në fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë me të një histori shumë të bukur dashurie.

Binjaket

Do ketë shumë debate dhe mosmarrëveshje gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Në planin financiar do keni fat duke rregulluar disa probleme që keni pasur.

Gaforrja

Mos iu kundërvini për çdo gjë partnerit tuaj gjatë kësaj dite sepse mund të keni probleme serioze me të. Mundohuni të tregoheni sa më të kujdesshëm. Mos shpenzoni shuma të mëdha sepse do vuani më vonë.

Luani

Do ja kaloni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do provoni emocione të reja së bashku. Financat nuk do jenë në në nivelin e dëshiruar nga ana juaj. Kujdes!

Virgjeresha

Ditë me shumë fat kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni më të dashuruar se kurrë dhe do bëni atë që do ju ndiejë zemra.

Peshorja

Do jeni të dy kokëfortë dhe nuk do hapni rrugë për asnjë moment. Beqarët nuk do ndihen ende gati të fillojnë një lidhje, prandaj do qëndrojnë vetëm. Priten surpriza nga miqtë.

Akrepi

Do keni shumë vështirësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, por me pak përkujdesje, tolerancë dhe mirëkuptim në fund të ditës do sqaroni gjithçka. Në planin financiar do ju duhet të bëni kujdes.

Shigjetari

Jeta juaj në çift do marrë një kthesë mjaft pozitive gjatë kësaj dite. Do kujdeseni edhe më tepër për njeri-tjetrin dhe do kaloni çaste të këndshme. Në ambinetin e punës gjithçka do të shkojë normalisht.

Bricjapi

Mos kërkoni më shumë sesa duhet nga partneri dhe mos i flisni atij me ironi. Në planin financiar duhet të bëni sa më shumë kujdes që të mundeni të paktën derisa gjendja të stabilizohet.

Ujori

Në përgjithësi jeta në çift do jetë e mbrojtur nga yjet. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do ja dëgjoni njeri-tjetrit fjalën. Në punë mund të keni surpriza.

Peshqit

Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në ambientin e punës gjithçka do të flasë në favorin tuaj ndaj shfrytëzojini këto momente.