MENU
klinika

Horoskopi, 17 korrik 2019

Dashi

Një event i rëndësishëm do t’ju bëjë që gjithë fundjava të jetë pozitive. Në anën private, do të keni një mundësi të mirë për të udhëtuar. Në dashuri, do të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj.

Demi

Kjo fundjavë rezulton të jetë shumë me fat. Në aspektin privat, mos i ndalni mendimet tuaja, për krijimin e një miqësie të re. Në aspektin afektiv, ju sugjerohet të programoni një zhvendosje të vogël, duke u larguar pak nga realiteti!

Binjaket

Një surprizë e këndshme, mbase një dhuratë, në dashuri, do t’ju kënaq pa masë. Në ambientin e punës, mos shprehni shumë emocionet tuaja, mos tregoni gjithçka që ndjeni!

Gaforrja

Ju, këtë fundjavë, do të rriteni profesionalisht dhe kjo falë aftësisë suaj në komunikim. Në aspektin afektiv, do të keni disa përballje të vogla me partnerin tuaj, gjë që do t’ju bëjë të nxirrni disa defekte të tij.

Luani

Këtë fundjavë, ju duhet të shmangni gënjeshtrat, dhe shikoni me kujdes rezultatet tuaja, për të vendosur gjithçka me përpikmëri. Sot, do të keni kontakte me persona të një niveli të lartë intelektual. Në dashuri, do të rifitoni besimin në lidhje me partnerin.

Virgjeresha

Këtë fundjavë, nuk duhet të tregoheni pesimist, sepse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja. Në aspektin afektiv, do të kaloni këtë periudhë me personin tuaj më të dashur.

Peshorja

Mos u largoni shumë nga idetë tuaja, pasi ato do të forcohen akoma më shumë, nga një mundësi mjaftë e mirë që do t’ju vijë nga një miku juaj. Në aspektin afektiv, do të gjeni ekuilibrin perfekt, duke mos u turbulluar nga mendimet negative.

Akrepi

Do të arrini të bëni gjithçka sot, falë ndjenjave të pasionit. Në aspektin ekonomik, është e mundur, që në këtë periudhë ta kaloni pak normën e lejuar të shpenzimeve normale. Në dashuri, do të realizoni një dialog të sinqertë.

Shigjetari

Yjet ju sugjerojnë, të merreni më shumë me sport, pasi do të jetë një ditë me shumë fat. Në aspektin privat, impenjimet tuaja do të jenë të shumta. Në aspekti afektiv, do t’ju kthehet dita, në një mbrëmje të bukur nën shoqërinë e partnerit.

Bricjapi

Në këtë fundjavë, do të përqëndroheni në një pushim të vogël, një udhëtim të gjatë në mal. Në aspektin privat, do të keni fat nga ana ekonomike. Në dashuri, do të keni një ditë të qetë pa tensione.

Ujori

Sot, do të duhet të dini si të kontrolloni veten tuaj. Në dashuri, do të jeni të sinqertë dhe të pastër përballë partnerit tuaj. Ju këshillohet, të mos jini shumë modest!

Peshqit

Në këtë fundjavë, do të përqëndroheni më shumë, tek vetja juaj, për të pasur më shumë relaks, duke u larguar kështu nga rutina e përditshme e punës. Në aspektin afektiv, do të keni të gjithë vëmendjen e partnerit për më shumë dashuri.