MENU
klinika

Horoskopi, 17 qershor 2019

Dashi

Keni filluar të lëvizni në shumë drejtime duke rrezikuar të bëni edhe ndonjë gabim. Mendojini mirë gjërat përpara se të jetë shumë vonë.

Demi

Me një euforizëm që do ju shoqërojë sot do të tentoni të hidheni në një aventurë. Bëni ato gjëra që doni, por më përpara shikoni të mos vini në rrezik qetësinë tuaj.

Binjaket

Mund të filloni të bëni projekte në mënyrën më origjinalë për të organizuar planet tuaja. Tregohuni të sinqertë me partnerin edhe pse me kusht që do ju duhet të pranoni disa gjëra që nuk ju pëlqejnë.

Gaforrja

Mund të flisni sinqerisht me personat që njihni, sepse kështu nuk do të rrezikoni të keqkuptoheni. Me partnerin çdo gjë do të jetë në lartësinë e duhur, ndërsa bëni pak kujdes me shpenzimet gjatë ditës.

Luani

Me Marsin dhe Saturnin në shenjë nuk ju leverdis të sfidoni fatin sot. Pranoni ato gjëra që keni e gëzoni një moment qetësie. Nesër do të jetë një ditë tjetër për të menduar se çfarë do të bëni.

Virgjeresha

Mund të përballoni me kurajë ato gjëra që nuk ju pëlqejnë në mënyrë që të rregulloni një situatë të vështirë për të hapur rrugën për gjëra të reja dhe impenjative. Në dashuri jeni me fat e do të jeni tregoheni tepër xhentil me partnerin.

Peshorja

Mos harroni se Marsi dhe Saturni do ju pengojnë të bëni gabime si në çështjet e parave po ashtu edhe në ambientin e punës. Për partnerin mos u shqetësoni sot, por kushtojini pak më shumë kohë vetes suaj.

Akrepi

Sot gjatë gjithë ditës do të jeni në komunikim me njerëz dhe kjo do të rrisë aftësinë tuaj për të menaxhuar situatat dhe për të marrë nga të tjerët më të mirën.

Shigjetari

Sot mund të përdorni optimizmin tuaj për të përballur një situatë që mund të bëhet jo fort e këndshme nga momenti në moment. Një ballafaqim edhe pse jo shumë i këndshëm do të jetë i nevojshëm sot. Një kujdes më i madh për shpenzimet nuk do të jetë i pavend.

Bricjapi

Mund të merreni me veten tuaj edhe pse do të lini pas dore detyrat e përditshme duke i lënë më shumë hapësirë kënaqësive. Në mbrëmje do të reflektoni mbi gjërat që do të bëni gjatë gjithë ditës.

Ujori

Evitoni të merrni një pozicion shumë polemik duke evituar çdo diskutim mbi argumente jo shumë të rëndësishëm. Në dashuri tregohuni më të kujdesshëm ndaj nevojave të partnerit.

Peshqit

Mund të shfrytëzoni rastet që do të mund t’ju ofrojë Venusi, për tu argëtuar me shoqërinë, duke i lënë mënjanë problemet e punës dhe tekat e partnerit. Bëni kujdes me shpenzimet.