MENU
klinika

Horoskopi, 18 korrik 2019

Dashi

Do konfliktoheni kot së koti me atë që keni në krah sot dhe kjo do e prishë gjithë ambientin e ngrohtë që ishte krijuar. Mos e teproni me kërkesat dhe mos mendoni vetëm për veten. Kujdes në planin financiar.

Demi

Do jeni më romantikë gjatë kësaj dite ju që jeni në një lidhje dhe do përjetoni emocione të veçanta. Do i jepni edhe më tepër rëndësi intimitetit të cilin e kishit lënë pak pas dore. Në planin financiar do kryeni shpenzime më të mëdha se të ardhurat që keni.

Binjaket

Respektojeni më tepër lirinë e tjetrit sot nëse doni që klima në çift të jetë e ngrohtë. Të jesh në një lidhje nuk do të thotë të qëndrosh gjatë gjithë kohës me partnerin dhe të lësh mënjanë gjithë të tjerët. Situata financiar do fillojë të stabilizohet më në fund.

Gaforrja

Venusi, perëndesha e dashurisë do e mbrojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të këndshme dhe të mbushura me emocione të mëdha. Në planin financiar do keni fat dhe sukses. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe buxheti do jetë i qëndrueshëm.

Luani

Marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik të jetë paksa e trazuar gjatë kësaj dite. Komunikimi nuk do jetë shumë i lehtë dhe kjo do sjellë debate të njëpasnjëshme. Financat do jenë të mira. Do keni mundësi të kryeni transaksione të rëndësishme.

Virgjeresha

Duhet të bëni çmos sot që të ruani mirëqenien në jetën tuaj në çift. Mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët rreth e rrotull por bëni atë që ndjeni. Në planin financiar klima do jetë e dyzuar. Mos shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi.

Peshorja

Ata që do jenë më realistë sot do kenë edhe më shumë fat në dashuri. Do e pranoni jetën ashtu si t’iu vijë dhe do e shfrytëzoni çdo minutë sikur të ishte e fundit. Në planin financiar do përballeni me një situatë të vështirë nga e cila do dilni me shumë vështirësi.

Akrepi

Jeta sentimentale sot jo vetëm që nuk do ketë asnjë problem por do jetë edhe e mbrojtur. Më në fund do i rigjeni ngjyrat dhe freskinë që iu mungonte. Mos e humbisni maturinë që keni pasur kohët e fundit në planin financiar dhe mos kryeni transaksione të mëdha.

Shigjetari

Do e keni më të lehtë sot të kuptoheni me atë që keni në krah. Tregohuni më tolerantë dhe pranojini gabimet tuaja. Mos harroni as të përdorni fjalët e ëmbla e të ngrohta. Jo vetëm që do e stabilizoni buxhetin por do hiqni edhe ndonjë lek mënjanë.

Bricjapi

Nuk do ketë asgjë për t’u shënjuar në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Pjesa më e madhe juaja do jenë të organizuar dhe të gatshëm të ruajnë me çdo kusht qetësinë. Shmangni transaksionet e mëdha financiare nëse doni që situata të mos ketë probleme.

Ujori

Ditë mjaft e ndërlikuar kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Nëse doni që ambienti të fillojë të ngrohet duhet të tregoheni pak më tolerantë dhe mos kërkoni me ngulm të bëhet ajo që doni ju. Financat do jenë më të qëndrueshme.

Peshqit

Një person shumë tërheqës do shfaqet gjatë kësaj dite dhe do iu tundojë pa masë. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes sepse do keni probleme me partnerin dhe mund të vijë edhe ndonjë ndarje. Ju do ndiheni më të qetë në planin financiar dhe do shpenzoni pak më tepër.