MENU
klinika

Horoskopi, 18 nëntor 2018

Dashi

Mos shpresoni tek fati dhe përqendrohuni tek shëndeti. Ka ardhur koha të kontrolloni peshën trupore dhe të nisni ushtrimet fizike. Shpenzojeni kohën e lirë me fëmijët tuaj. Do të përfitoni nga disa ndryshime në punë. Sa i përket jetës në çift, do të bëni disa biseda shumë të këndshme me njëri-tjetrit.

Demi

Bëni kujdes me sjelljen tuaj pasi mund të përfshiheni shumë thjesht në një konflikt. Shmangni personat që ju inatosin dhe përpiquni të relaksoheni. Të afërmit ka gjasa t’ju kënaqin me dhurata.

Binjaket

Bëni kujdes me dietën ushqimore dhe me ato çfarë konsumoni. Do të keni shpenzime, të cilat nuk i kishit menduar, pasi do të shlyeni disa detyrime të prapambetura. Mos bëni asnjë premtim derisa të jeni të bindur se mund ta realizoni.

Gaforrja

Mund të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me bashkëshorten/bashkëshortin tuaj. Partneri/Partnerja juaj do të tregohet shumë mbështetës ndaj jush sot. Ka gjasa që një projekt, të cilin keni kohë që prisni të realizohet, të jetë drejt hapit të fundit.

Luani

Do të kaloni momente të paharrueshme me miqtë tuaj. Shmangni tendencën për të shpenzuar gjithçka çfarë keni fituar. Mos e zhgënjeni partnerin/partneren tuaj, pasi mund të pendoheni më pas. Sot do të merrni komplimente për performancën tuaj në punë.

Virgjeresha

Do të ndiheni shumë mirë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Do të keni dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para, por bëni kujdes të mos kaloni buxhetin tuaj. Do të përballeni me disa vështirësi në familje, por përpiquni të shmangni situatat e tensionuara.

Peshorja

Frika mund t’ju shkatërrojë lumturinë. Duhet të kuptoni se kjo do të jetë produkt i mendimeve dhe imagjinatës suaj. Të ardhurat financiare do të jenë të mira, por do ta keni të vështirë të kurseni. Përpiquni të ndihmoni të tjerët, por mos u përfshini në çështje që nuk iu takojnë.

Akrepi

Kushtojini më shumë kohë vetes suaj, mbi të gjitha gjeni më shumë kohë për tu relaksuar. Ka gjasa që një miku juaj të përfitojë prej jush, nëse e ekzagjeroni me bujarinë. Fjala juaj do të dëgjohet në punë. Sot do të bisedoni qetësisht me partnerin/partneren tuaj.

Shigjetari

Do të kryeni disa aktivitete sportive, të cilat do t’ju mbajnë në formë fizikisht. Është dita e duhur për të biseduar me persona që i takoni rrallë. Bëni mirë të përfshiheni në programe afat-shkurtra, të cilat do t’ju vlejnë për profesionin tuaj.

Bricjapi

Takimi me një mik të vjetër do t’ju ndriçojë ditën. Bëni kujdes pasi mund të bini në dashuri me personin e gabuar. Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe do të vijnë mjaft vlerësime ndaj jush.

Ujori

Kontrolloni emocionet, pasi gëzimi i tepërt mund t’ju sjellë probleme. Shmangni personat që iu afrohen për interes. Mos neglizhoni përgjegjësitë familjare. Dikush mund t’ju bëjë një surprizë shumë të veçantë. Do të vlerësoheni gjatë ditës për punën tuaj.

Peshqit

Hiqni dorë nga duhani, pasi do të ndiheni shumë mirë për këtë. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet, pasi do t’ju shlyejnë disa borxhe. Miqtë do t’ju ndriçojnë mbrëmjen, teksa do të organizojnë diçka mjaft interesante.