MENU
klinika

Horoskopi, 19 gusht 2019

Dashi

Nuk ju mungojnë idetë për të kaluar sa më mirë një festë. Në vend që të shikoni përreth, tani mund të argëtoheni e të jetoni të qetë së bashku me të afërmit tuaj.

Demi

Humori juaj i paqëndrueshëm i detyrohet Marsit, i cili sot ndodhet në shenjën tuaj dhe që lidhet më pakënaqësitë që ju shkaktohen. Nëse dini ta vlerësoni situatën atëherë edhe mund ta kaloni me qetësi dhe optimizëm.

Binjaket

Duke gëzuar avantazhe të Mërkurit dhe Marsit mund t’i lejoni vetes të bëni disa ditë pushime të paharrueshme, njohje të reja dhe të këndshme. Mjafton që të bëni zgjedhjen e duhur.

Gaforrja

Bujaria juaj dhe optimizmi që ju rrethon janë të mjaftueshëm për t’ju dhuruar një ditë të këndshme nën shoqërinë e miqve më të mirë. Mos lini t’ju shpëtojë një takim tepër special.

Luani

Një projekt që tashmë e keni kaluar disa herë për aprovim mund të mbështetet nga ata persona që ju i quanit “armiq”. Megjithatë nuk është rasti që të bëni sakrifica për askënd, sidomos për atë që nuk e meriton.

Virgjeresha

Me Venusin në shenjë, atmosfera përreth do të jetë e gëzueshme. Mos i nënvlerësoni argëtimet e paparashikuara, sepse mund të pendoheni më vonë. Do të ndjeheni të lumtur në praninë e miqve të rinj.

Peshorja

Ekuilibri juaj dhe shija juaj e mirë bëjnë të mundur të vini në jetë një projekt të përshtatshëm për të plotësuar nevojat tuaja, që padyshim që janë të ndryshme nga nevojat e atyre që ju rrethojnë.

Akrepi

E dini shumë mirë si duhet të veproni për të tërhequr vëmendjen e atij që do të doni të bëni për vete. Mos u tërhiqni mbrapa, përballë një provokacioni që mund t’ju bëhet.

Shigjetari

Nëse doni të bëni me kokën tuaj, të tjerët do t’ju lejojnë. Veproni të vendosur, eliminoni impenjimet që nuk janë të nevojshme, sidomos kur dikush mundohet t’ju detyrojë të bëni atë që nuk keni qejf.

Bricjapi

Nëse dini të organizoni mirë ditën tuaj, mund të harroni dikë që ju ka lënduar shumë. Bëni mirë të dilni me miqtë tuaj dhe mos e ktheni më kokën mbrapa nga e kaluara. Ajo që iku nuk ia vlen të kthehet më.

Ujori

Mund të mbështetesh me plot energji arsyet tuaja, veçanërisht në raportet e dashurisë, nëse me partnerin ndjeni se nuk ka mirëkuptim. Mundohuni të shpjegoni gjithçka, se kështu do të arrini ta bindni partnerin për të arsyetuar drejt.

Peshqit

Pozicioni që zë Venusi në shenjën tuaj ju bën të jeni të paqëndrueshëm. Nuk dini as vetë se çfarë dëshironi, prandaj mos shpenzoni kohë dhe energji në aktivitete që nuk ju interesojnë.