MENU
klinika

Horoskopi, 2 gusht 2018

Dashi

Shpenzoni sa më shumë kohë me fëmijët tuaj që të çliroheni nga stresi. Mos i nxirrni në pah pikëpamjet tuaja romantike. Sot do të njiheni me disa miq të rinj. Shokët tuaj do të mërziten nëse nuk përgjigjeni në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një person ka gjasa që t’i afrohet shumë partneres/partnerit tuaj, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Demi

Përdorni inteligjencën dhe diplomacinë për të zgjidhur problemet që ju shqetësojnë. Bëni mirë të kurseni para, pasi shumë shpejt do t’ju duhen t’i përdorni. Ka gjasa të bëni disa ndryshme në aredimin e shtëpisë. Përpiqu që t’ia plotësoni sadopak dëshirat partneres/partnerit, në mënyrë që të shmangni grindjet. Në fillim të ditës do keni disa zënka në çift, por në fund gjithçka do të jetë zgjidhur.

Binjaket

Bëni kujdes me shëndetin! Shmangni ushqimet pikante dhe me vaj. Sot nuk do të ndiheni shumë të plotësuar në dashuri, por qetësohuni, sepse kjo situatë do të kalojë. Zgjidhni fjalët kur flisni me të afërmit, pasi kështu vetëm do të përfitoni. Keni nevojë që të shpreheni sa në shumë.

Gaforrja

Shqetësimi i panevojshëm për të ardhmen do t’ju prishë humorin. Kujtoni që lumturia e vërtetë vjen duke shijuar të tashmen pa ankth. Bëni mirë të udhëtoni sa më shumë dhe të relaksoheni. Përpiquni të mos ofendoni të tjerët dhe t’i përshtateni familjes suaj.

Luani

Disa zhvillime të fundit do t’ju shqetësojnë. Joga dhe meditimi do t’ju ndihmojnë shumë si fizikisht, ashtu edhe shpirtërisht. Përmbajuni buxhetit tuaj dhe mos bëni shpenzim të kota. Sa i përket jetës në çift, do të jetë një ditë perfekte plot dashuri.

Virgjeresha

Ka gjasa të ofendoni vëllain/motrën tuaj duke ndërhyrë në punën e tij. Mos jepni këshilla kur nuk është e nevojshme, sepse sugjerimet tuaja ka gjasa të mos mirëpriten. Mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga bujaria juaj. Sa i përket anës romantike, do të jetë një ditë e bukur dhe plot aktivitet.

Peshorja

Kalojeni kohën duke ndjekur kryer aktivitetet që ju pëlqejnë më shumë. Ka gjasa që të arrini një marrëveshje përmes së cilës do të fitoni para. Mbani veten nën kontroll, kur negocioni për biznes. Merrini parasysh këshillat që iu vijnë nga miqtë tuaj.

Akrepi

Një ndër vlerat tuaja më të mëdha është sensi i humorit. Sot do të ndjeni dëshirën për të fituar sa më shumë para. Bëni kujdes me bujarinë tuaj, sepse nëse e përdorni më shumë seç duhet, do t’ju krijohen probleme. Të afërmit do të përpiqen t’ju kënaqin sa më shumë sot.

Shigjetari

Sot do të ndiheni shumë mirë fizikisht. Bëni kujdes me shpenzimet gjatë ditës. Përgjegjësitë familjare do t’ju krijojnë tension. Do të futeni në disa telashe në punë, për shkak të temperamentit tuaj. Përpiquni të qetësoheni. Shmangni personat që tentojnë të dëmtojnë reputacionin tuaj.

Bricjapi

Ka gjasa që sot të merrni një lajm shumë të mirë. Nuk do të jetë një ditë e përshtatshme për të bërë investime. Sot do të kuptoni sesa shumë iu do partneri/partnerja juaj. Një prej miqve tuaj do t’ju kërkojë ndihmë sot, por nuk do të keni mundësi për ta ndihmuar aq sa duhet.

Ujori

Do të keni disa ide të reja, të cilat do t’ju ndihmojnë të fitoni para. Vlerësoni arritjet e bashkëshortit/bashkëshortes suaj dhe mos hezitoni t’ia shprehni. Sa i përket jetës në çift, nuk do të jetë dita juaj, për shkak të ngarkesës në punë.

Peshqit

Tregoni më shumë kurajë dhe fuqi që t’u bëni ballë disa problemeve të reja. Mund të përballoni gjithçka, nëse tregoheni optimist. Ka gjasa të gaboni sot në punë. Përpiquni të ndihmoni të tjerët, por mos u përfshini në disa çështje që nuk iu takojnë.