MENU
klinika

Horoskopi, 2 qershor 2019

Dashi

Yjet nuk janë në anën tuaj sot prandaj evitoni të merrni iniciativa, nëse nuk doni të pendoheni më vonë, sidomos në punë. Në dashuri, është e këshillueshme të thoni atë që mendoni, për të evituar situatat aspak të favorshme.

Demi

Sot do të jeni shumë të favorizuar, sidomos nëse keni kaluar një fazë të gjatë vetmie. Një dashuri e re do të lindë këtë periudhë. Në punë, duhet të bëni kujdes nga persona të ndryshëm. Një këshillë: evitoni justifikimet!

Binjaket

Sot do të jeni shumë të favorizuar në sektorin profesional, sektor në të cilin do të dini të tregoni vlerat tuaja. Edhe në dashuri, periudha rezulton të jetë e shkëlqyer. Një këshillë: mos jini mendjemëdhenj!

Gaforrja

Yjet ju këshillojnë të merreni me sport, për të larguar stresin dhe nervozizmin. Në punë, nëse jeni në profesion të lirë, do të dini të rikuperoni financat tuaja. Në dashuri, energjia që ju keni do të bëjë të jetoni momente speciale.

Luani

Nuk do të merrni në konsideratë këshillat e partnerit tuaj sot. Gatishmëria juaj për të dialoguar do të jetë e pakët. Në punë, nuk duhet të shqetësoheni por përpiquni të mbani distancë nga problemet që nuk ju përkasin.

Virgjeresha

Sot yjet ju këshillojnë të filloni një periudhë pushimi, për të reflektuar dhe vlerësuar me qetësi të ardhmen që premton shumë, sidomos në fushën profesionale. Në fushën e ndjenjave, duhet ta pranoni partnerin për atë që është.

Peshorja

Duhet të merrni vendime të rëndësishme, së bashku me partnerin, për të ardhmen tuaj afektive por nuk jeni akoma gati. Në ambientin profesional, do të gjendeni përsëri përballë dikujt që përpiqet të injorojë aftësitë tuaja.

Akrepi

Një lajm i mirë do të bëjë t`ju rikthehet humori dhe do t`ju ndihmojë të përballoni ngjarjet që kërkojnë shumë vëmendje. Jini më objektivë! Në dashuri, yjet këshillojnë të kaloni një mbrëmje të qetë, në shoqërinë e personave të dashur për ju.

Shigjetari

Ndikimi yjor do t`ju dhurojë një dialog të shkëlqyer me partnerin dhe harmoni në raportin në çift. Në aspektin profesional, evitoni nxitimin dhe jini shumë i prerë në iniciativat e reja. Evitoni shpenzimet e kota!

Bricjapi

Do t`ia dilni mbanë të mbyllni një kontratë favorizuese për të ardhmen. Në dashuri, një njohje e re , e rastësishme, do t`ju mbushë me gëzim. Në punë, mos vini në diskutim aftësitë e kolegëve që ju rrethojnë.

Ujori

Në ambientin afektiv, do të gjeni mënyrën të dilni nga rutina e zakonshme falë një njohjeje speciale që do t`ju ndihmojë të mbushni boshllëkun e kësaj periudhe. Në ambientin profesional, yjet këshillojnë të mbështeteni tek ndihma e eprorit tuaj.

Peshqit

Do të njihni një person shumë interesant dhe do të përdorni gjithë aftësitë tuaja për ta bërë për vete. Kujdes sepse partneri do të shfaqë xhelozi. Në punë, çdo gjë në këtë ambient do t`ju nervozojë.