MENU
klinika

Horoskopi, 20 maj 2019

Dashi

Në planin sentimental përmirësimi që kishte filluar ditët e fundit do të vazhdojë. Klima planetare me mbizotërim të Venusit do iu bëjë paksa më strikte, por nuk do keni debate. Yjet do merren me buxhetin dhe do bëjnë çmos që t’ua stabilizojnë atë.

Demi

Përfitoni nga momentet e shumta të intimitetit sot në çift për t’ia hapur zemrën partnerit tuaj. Do keni nevojë të afroheni më shumë me të. Kujdes me shpenzimet e tepruara sot.

Binjaket

Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen të matur me çdo gjë që do thonë në mënyrë që të mos krijojnë debate të kota. Ruani qetësinë dhe do ndiheni edhe vetë më mirë. Perspektivat materiale duken pozitive.

Gaforrja

Nëse do i kërkoni partnerit tuaj gjëra shumë të vështira ka rrezik të zhgënjeheni së tepërmi. Tregohuni sa më realiste të mundni që të mos lëndoheni. Dita e sotme do iu japë mundësinë të kryeni transaksione të rëndësishme në planin financiar.

Luani

Ambienti në çift do jetë shumë i qetë sot. Nëse rutina iu ka ardhur në majë të hundës bëni çmos që ta largoni atë dhe të provoni gjëra të reja. Reflektoni mirë para se të bëni çdo shpenzim.

Virgjeresha

Venusi iu këshillon të tregoheni më të kuptueshëm dhe më të hapur me atë që keni në krah. Për sa iu përket financave situata do jetë e mirë, por duhet të tregoheni më të matur nëse do iu duhet të bëni transaksione.

Peshorja

Marrëdhënia me partnerin do jetë më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Ju do jeni të gatshëm të bëni gjithçka vetëm e vetëm që të ndiheni mirë. Me financat do keni disa probleme por do arrini t’i rregulloni shpejt.

Akrepi

Sot ambienti në jetën e çifteve është do jetë shumë i ngrohtë dhe do e keni shumë të lehtë të kuptoheni me njëri-tjetrin. Yjet do bëjnë të mundur qe ju t’i pranoni gabimet në planin financiar dhe të merrni masa për t’i ndrequr.

Shigjetari

Gjatë gjithë ditës së sotme ju që jeni në çift do keni mosmarrëveshje dhe konflikte të cilat do ua shtojnë mërzitjen. Në planin financiar nuk do tregoheni aspak të arsyeshëm.

Bricjapi

Influenca e planetëve do e ulë sensin tuaj të kritikës dhe do i vini më në pah partnerit tuaj cilësitë dhe të mirat. Kjo do bëjë që ju ta përforconi më tepër lidhjen. Kujdes me shpenzimet sepse financat nuk janë në gjendjen më të mirë.

Ujori

Do qëndroni më shumë me partnerin tuaj sot dhe bashkëpunimi në çift do të rritet. Shprehini sa të mundni ndjenjat dhe do krijoni një klimë të ngrohtë. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Peshqit

Jeta juaj në çift nuk do jetë problematike sot nëse ju nuk tregoheni shumë kërkues dhe nëse bëni lëshime. Hëna do e përforcojë lidhjen tuaj dhe komunikimi do të shtohet. Financat do jenë të mira por ju nuk duhet ta teproni me shpenzimet e pamatura.