MENU
klinika

Horoskopi, 22 Qershor 2019

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje duhet të jenë më aktivë gjatë ditës së sotme. Përpiquni të përfundoni detyrat në mënyrë cilësore dhe më pas mund t’i përkushtoheni vetes. Nëse dikush nga familja nuk do t’ju mbështesë idetë, mos këmbëngulni për të kundërtën.

Demi

Mos ua kushtoni të gjithë kohën e lirë punëve të shtëpisë. Mos harroni se për çfarë është fundjava kryesisht. Është e rëndësishme të flini gjatë për të rimarrë energjitë e humbura, të shëtisni, ose të relaksoheni me miqtë tuaj.

Binjaket

Gjendja jo e mirë emocionale e dikujt pranë jush mund të ndikojë edhe te ju. Mos u bëni preh e provokimeve dhe mbani veten nën kontroll. Rekomandohet të pasuroni botën e brendshme duke lexuar libra të mirë, apo duke shkuar në kinema.

Gaforrja

Lufta me vetveten mund t’ju shkaktojë stres. Mos mendoni gjatë për të ardhmen, fatin apo për marrëdhënien me partnerin/partneren tuaj. Do të ishte më mirë që aktualisht të përqendroheshit tek e tashmja. Ka gjasa që një prej të afërmve apo miqve të ngushtë të ketë nevojë për vëmendjen tuaj.

Luani

Sot do të ndiheni komod në pjesën më të madhe të ditës. Do keni kohë të lirë për aktivitetet tuaja të preferuara. Ata që nuk janë të kënaqur me marrëdhëniet romantike, duhet t’i diskutojnë çështjet që i shqetësojnë. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, bëni gjithçka për të fituar vëmendjen e personit që pëlqeni.

Virgjeresha

Ekziston mundësia që të mërziteni gjatë ditës së sotme. Çdo gjë do t’ju duket rutinë. Përpiquni maksimalisht të dilni nga kjo gjendje dhe të mendoni pozitivisht. Dilni nga shtëpia dhe takoni ata miq që ju bëjnë të ndiheni gjithnjë mirë.

Peshorja

Kjo e shtunë nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Do të jetë një ditë e ngarkuar me aktivitete të ndryshme. Megjithatë, sa i përket mundësisë së një romance, fati do të jetë në anën tuaj. Nuk përjashtohet mundësia që të ardhurat tuaja të përmirësohen ndjeshëm.

Akrepi

Ka gjasa që sot të merrni një dhuratë të shtrenjtë nga njeriu juaj i zemrës. Partneri/partnerja juaj do t’ju kushtojë vëmendjen që dëshironi. Shmangni personat që shfaqin xhelozi apo që bëjnë thashetheme, pasi rrezikoni të bëheni pre e tyre.

Shigjetari

Do t’i përkushtoheni qëllimit tuaj për të fituar zemrën e personit që dashuroni. Tregohuni të zgjuar dhe bëni kujdes me lëvizjet tuaja. Nëse do të tregoheni indiferentë, mund të tërhiqni vëmendjen e tij/saj duke e bërë të afrohet pranë jush. E shtuna është dita e duhur për të bërë rinovime në shtëpi.

Bricjapi

Qëndrimet spontane dhe ëmbëlsia do të kontribuojë në suksesin e çështjeve personale për Bricjapët. Beqarët do të kenë një mundësi të krijojnë njohje interesante sot. Nuk është dita e duhur për reforma financiare. Blerjet e shtrenjta dhe investimet e dyshimta nuk janë të mirëpritura.

Ujori

Mund të përfshiheni nga një hob i ri. Megjithatë, mos harroni çështjet aktuale, sidomos ato që kanë një ngjarje familjare të caktuar për sot. Sigurohuni që të ftuarit të mendojnë se ndiheni i kënaqur. Beqarët do të jenë të hapur për të flirtuar përmes rrjeteve sociale

Peshqit

Mos u dorëzoni ndaj provokimeve. Ekziston rreziku që dikush të ç’ekuilibrojë emocionet tuaja. Pasdite ka të ngjarë të mbizotërojë një atmosferë shumë më e qetë. Rekomandohet t’i kushtoni kohë vetes. Ju mund të bëni aktivitete, të ecni ose të shkoni në kinema. Në mbrëmje mund të takoni dikë që nuk e keni parë prej kohësh