MENU
klinika

Horoskopi, 24 qershor 2019

Dashi

Qielli do ketë influenca kontradiktore sot në jetën sentimentale të beqarëve. Sektori i financave do jetë shumë i mirë dhe ju mund të shpenzoni pa iu dridhur dora fare.

Demi

Së bashku me partnerin sot do ndërtoni mure të forta për ta mbrojtur folenë e dashurisë nga agresionet e jashtme. Kurseni pak sot që t’i keni më të lehta gjërat më vonë.

Binjaket

Për çiftet do ketë një rinovim të dashurisë. Do tentoni gjëra të reja dhe më në fund do ndodheni pak më mirë e optimiste. Nëse ju duhet të bëni shpenzime të mëdha, mos harroni të negocioni për çmimin.

Gaforrja

Duke qenë se Urani do jetë i pozicionuar keq gjatë kësaj dite, marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e qetë dhe herë pas here mund të lindin debate të zjarrta. Për disa mund të rikthehen historitë e vjetra. Në planin financiar do jeni të favorizuar.

Luani

Ju që keni një partner pranë, do kuptoheni shumë mirë me të sot. Do tregoheni edhe më tolerante dhe do bëni lëshime. Me financat duhet të tregoheni më të organizuar.

Virgjeresha

Keni kohë që jeni në një lidhje? Përfitoni sa më shumë gjatë kësaj dite sepse Marsi do sjell të reja dhe do ua ndryshojë tërësisht rutinën. Financat nuk do jenë shumë të rrezikuara por ju duhet të tregoheni gjithmonë vigjilente.

Peshorja

Nëse doni që gjërat të shkojnë sa më mirë në historinë tuaj të dashurisë duhet me patjetër të tregoheni të matur dhe të zgjuar Sektori i parave do influencohu mjaft nga yjet dhe do jetë në ekuilibër.

Akrepi

Jeta sentimentale e çifteve do kalojë në plan të parë për ta. Falë Mërkurit ju do e adhuroni atë që keni në krah dhe do i sqaroni të gjitha problemet që keni pasur. Edhe besimi do jetë më i madh. Me financat gjërat do shkojnë më së miri.

Shigjetari

Venusi do jetë planeti më i favorshëm në jetën sentimentale të çifteve, por Plutoni do influencojë për keq. Edhe pse nuk do keni vështirësi me financat, përsëri është mirë të tregoheni vigjilente dhe të matur.

Bricjapi

Dita e sotme do jetë e qetë dhe pa debate në çift për të gjithë bricjapët. Shmangni transaksionet e mëdha dhe shpenzimet e pa menduara. Vetëm kështu buxheti do ruajë ekuilibrin.

Ujori

Nuk do e lini parterin tuaj të futet në rutinë gjatë kësaj dite. Do bëni çmos që të ruani gjallërinë dhe të kaloni një të mërkurë të ngrohtë. Në planin financiar do iu mungojë gjykimi dhe do bëni gabime të pafalshme. Gjërat nuk do shkojnë mirë.

Peshqit

Çiftet do përjetojnë një rizgjim të pasionit dhe do bashkëpunojnë më tepër me njëri-tjetrin. Tregohuni më realistë me financat dhe mos shpenzoni më shumë sesa iu mban xhepi.