MENU
klinika

Horoskopi, 25 Shtator 2020

Dashi

Për rezultate sa më të mira përpiquni që të mos merrni asgjë më seriozisht sa duhet, sidomos në marrëdhëniet një me një. Nesër lidhja Venus-Saturn mund t’ju bëjë konfuzë dhe t’ju bëjë të mendoni se diçka është shumë e rëndësishme, kur në të vërtetë nuk ka fare rëndësi.

Demi

Do ta keni të lehtë për të qenë sa më bujarë me partnerin, njerëzit e dashur apo kolegët në punë nesër, por mos jepni më shumë sa duhet, pasi rrezikoni të mbeteni vetë bosh. Thonë se bamirësia nis në shtëpi, kështu që kujdesuni për nevojat tuaja emocionale fillimisht.

Binjaket

Përgjatë javëve të fundit mund të keni pasur përplasje dhe tensione në shtëpi, por tashmë këto ditë janë pas ndaj qëndroni sa më pranë partnerit dhe njerëzve të dashur. Keni shumë gjëra për të gëzuar, mos e shpërdoroni kohën me zënka të kota.

Gaforrja

Nëse duhet të shpenzoni kohë për veten nesër, bëjeni, nuk ka nevojë t’i kërkoni leje askujt. Duke qenë një shenjë e ndjeshme, Gaforrja ka tendencën që ndonjëherë të shkëputet nga jeta e përditshme për të marrë veten.

Luani

Nëse keni bërë diçka në të shkuarën për të cilën tashmë jeni penduar, do të keni tendencën për ta ndrequr, por planetet sugjerojë që nuk është ide e mirë. Gjasat janë që të tjerët e kanë harruar, kështu që përse ta ngrini edhe një herë si problem?

Virgjeresha

Asgjë nuk vjen falas, sado e vogël apo e parëndësishme të jetë ajo. Nëse nuk e kuptoni tani, në fund të muajit kjo do të jetë tepër e qartë. Çfarëdolloj gjëje të jeni duke përfituar “falas”, do t’ju duhet gjithsesi ta paguani. E mira është që mund ta përballoni.

Peshorja

Bëni çfarë mundni për të ndihmuar një mik, por bëni kujdes dhe mos e vini veten në pozita të tilla që ta bëni këtë gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë mund të jeni më ndihmues sa duhet, në dëmin tuaj. Mos lejoni që të tjerët t’ju shfrytëzojnë.

Akrepi

Mund të keni tendencën që të mbyllni njërin sy për dikë që nuk e meriton e që nuk do t’ua dijë as për faleminderit, kështu që ndoshta është më mirë të tregoheni të egër. Fatkeqësisht disa njerëz mësojnë vetëm në këtë mënyrë.

Shigjetari

Nëse duhet të bëni figurë të mirë tek punëdhënësit, apo njerëz që janë në gjendje t’ju ndihmojë, mos u tregoni të turpshëm. Pavarësisht tendencës që do të keni për të mos u treguar shumë insistues, guxoni. Ata do t’ju shohin me sy tjetër.

Bricjapi

Mund të arrini thuajse gjithçka, por duhet të besoni në vetvete. Lidhja e nesërme Venus-Saturn mund të shkaktojë dyshime tek aftësitë që keni, por nëse i tejkaloni dhe vijoni para mund të arrini gjëra të cilat do të marrin edhe vlerësimin e rivalëve tuaj.

Ujori

Keni aftësinë e mrekullueshme për të arritur atë që dëshironi edhe kur të tjerët nuk duan që ta keni. Kjo aftësi do të jetë ndihmë e madhe nesër, kur të ndiqni një objektiv që keni kohë që e mbani të fshehur.

Peshqit

Nëse një mik bën një gabim nesër, mos e bëni më të madhe sa duhet. Ata do të përgjigjen më mirë nëse tregoheni të ndjeshëm. Nuk është fundi i botës, ndaj tregojini se i kuptoni dhe ndihmojini që herën tjetër ta bëjnë siç duhet.