MENU
klinika

Horoskopi, 26 maj 2019

Dashi

Ata që sapo kanë dalë nga një periudhë delikate për jetën në çift, do afrohen më shumë me partnerin dhe do sqarojnë gjithçka me delikatesë dhe maturi. Edhe në planin financiar planetët do ndikojnë pozitivisht.

Demi

Nëse jeni në një lidhje ambienti nuk do jetë aq i ngrohtë sa ju e prisnit. Bashkëpunimi do të shterojë dhe ndjenjat nuk do jenë më aq të thella sa më parë. Kujdes me transaksionet financiare.

Binjaket

Ditë e këndshme për të gjithë të dashuruarit kjo e sotmja. Komunikimi do të shtohet dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Situata financiare do fillojë të stabilizohet.

Gaforrja

Edhe pse do keni shumë gjëra për të bërë sot do e gjeni kohën për të qëndruar pak me atë që keni në krah. Në planin financiar do merrni iniciativa për të bërë një riorganizim të buxhetit.

Luani

Jeta juaj sentimentale do jetë mjaft konfuze sot. Tregohuni sa më të sinqertë që të mundni sepse përndryshe do keni probleme. Në planin financiar gjërat do kthehen në favorin tuaj.

Virgjeresha

Ju që jeni prej disa kohësh në çift do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj. Do bëni çmos që të ndiheni të lumtur dhe do ia shprehni pa pushim ndjenjat atij. Në planin material, fati do iu buzëqeshë.

Peshorja

Ka shumë mundësi që komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit të shtohet edhe më shumë gjatë kësaj dite. Çështjet financiare do shkojnë më së miri. Do keni fat të kryeni edhe ndonjë shpenzime më tepër.

Akrepi

Ditë e mirë kjo e sotmja për të thurur plane dhe për të bërë projekte për jetën në çift. Financat do jenë të lëkundura kështu që nuk këshillohet të merrni vendime të nxituara apo ta teproni me shpenzimet e panevojshme.

Shigjetari

Ata që janë në çift, do ti kalojnë shpejt momentet e vështira gjatë kësaj dite. Do arrini të komunikoni më me shumë qetësi me partnerin tuaj dhe të zgjidhni një nga një çdo mosmarrëveshje. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme dhe do kryeni transaksione të rëndësishme.

Bricjapi

Jeta në çift do jetë mjaft harmonike sot. Do jeni në qejf dhe do bëni gjithçka që ambienti të jetë i ngrohtë. Momentet e intimitetit do jenë tepër të veçanta. Financiarisht nuk do keni asnjë problem.

Ujori

Venusi, perëndesha e dashurisë do jetë aleatja juaj më e mirë gjatë kësaj dite. Ajo do iu mbështesë në çdo moment dhe do ia kaloni më së miri me partnerin. Mos u tregoni impulsive me shpenzimet.

Peshqit

Edhe gjatë kësaj dite jeta juaj në çift do jetë paksa e paqëndrueshme. Për shkak të disa shpenzimeve të domosdoshme që do iu duhet të bëni financat do fillojnë të destabilizohen.