Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet e mbartura nuk do të zgjidhen kollaj, situata do të jetë më e lehtësuar. Po ashtu parashikohet që gjatë kësaj të diele të përjetoni emocione dhe pasion të madh.
Do të jetë një ditë gjatë së cilës nuk do të mungojë tensioni dhe nervozizmi. Kjo për shkak të problemeve që kanë lidhje me të kaluarën. Pas një të premteje nën ritmin e duhur sa i takon formës fizike, sërish nuk do e keni marrë veten.
Për të jetuar diçka të bukur përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, në mënyrë që të relaksoheni pak më shumë. Jepini më shumë hapësirë krijimtarisë tuaj ose organizoni një udhëtim për tu larguar nga rutina. Ndonëse nga pikëpamja profesionale gjërat nuk po ecin mirë, do të keni dëshirë që të dilni dhe të shpërqendroheni. Ditët e fundit të prillit do të ofrojnë zgjidhje, të cilat as nuk i mendonit se do i gjenit.
Ju ndodh që të jeni të përhumbur nga ndonjë brengë më tepër dhe të mendoni negativisht mbi gjithë sa ju rrethon. Në ditët e kaluara ka ndodhur diçka që ju ka lënduar, ndaj nuk është momenti që të jetoni mes dy historive paralele si dhe mos u përhumbni pas të kaluarës. Në punë mund të ketë disa pengesa që do ju nervozojnë.
Parashikohet që gjatë kësaj të diele të ketë ndonjë konflikt në familje. Po përmbyllni një betejë të vogël personale, nga e cila do të dilni fitues. Megjithatë Venusi do të sjellë një sërë mundësish të cilat duhen kapur fluturimthi, pasi nuk përsëriten dy herë.
Kjo e diel do të jetë shumë e rëndësishme pasi Urani dhe Saturni do ju mbështesin në çdo gjë që bëni. Do të jeni disi nervoz pasi i druheni një zgjedhje profesionale. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj atyre personave që duan t’iu pengojnë.
Gjatë kësaj dite nuk do arrini që të bëni gjithë çfarë doni. Do të jeni disi të lodhur ndoshta edhe për shkak të ndonjë problemi shëndetësor. Në ditë të tilla, është mirë që të bëni përshtypje tek të tjerët. Në dashuri do të ketë ndonjë tension për tu kaluar.
Do t’iu duhet të përballeni me disa probleme të cilat janë mbartur nga ditët e kaluara. Ndikimi i kundërt i Uranit, ju fton që ti bëni një kthesë të rëndësishme. Ndonëse muajt e kaluara keni pasur probleme, tashmë ka ardhur momenti i kthesës.
Nëse po çoni përpara disa projekte që i keni nisur prej kohësh, duhet të nxirrni ndonjë As që keni nën mëngë. Në këtë moment rrezikoni që të nënvlerësoni ndjenjat dhe të vini në plan të parë punën dhe kjo gjë mund të jetë e gabuar. Marsi ju këshillon që të kujdeseni më shumë për trupin tuaj, pse jo dhe të filloni një dietë.
Çiftet më të konsoliduara janë më të prirur që ti kalojnë pengesat e krijuara nga yjet. Po ashtu kush ka planifikuar një udhëtim me njeriun e zemrës, një shtatzëni apo bashkëjetesë, do i duhet të përballet me një sërë vështirësisë. Në punë do të mungojnë disa siguri dhe do ju duhet të shtyni ndonjë investim ose projekt.
Ka ardhur momenti që të bëni një kthesë të rëndësishme në jetën tuaj. Do t’iu duhet të përballeni me një problem të vogël dhe do të keni vështirësi ekonomike për të çuar përpara ndonjë projekt. E diela do të favorizojë takimet në dashuri.
Yjet kapriçoze do ju komplikojnë disi ditën në raport me persona të tjerë. Veçanërisht ata që jetojnë me të lindurit e shenjës së binjakëve apo akrepit, mund të kenë ndonjë debat të ndezur. Kapërcimi i situatave nuk do të jetë i lehtë, por jo gjithmonë do të varet nga ju. Afrimi i muajit maj do të sjellë të reja të rëndësishme, por edhe ndryshime.