Influenca e Plutonit do jetë paksa e rrezikshme për jetën tuaj në çift. Nuk pritet të ketë ndonjë përmirësim të ndjeshëm në planin financiar por ju do keni mundësi të ruani ekuilibrin.
Jeta në çift do shkojë edhe më mirë sesa ju e kishit menduar. Disa mund ta përforcojnë lidhjen e disa të tjerë edhe mund të bëjnë plane për fejesë. Financat nuk do kenë as ndryshime pozitive dhe as negative.
Jupiteri pritet të jetë shumë i favorshëm për jetën tuaj sentimentale. Gjithsesi jeni ju që duhet të bëni kujdes me mënyrën e të sjellurit që të mos lindin konflikte. Do shpenzoni jashtë mase sot dhe kjo mund të trondite paksa buxhetin.
Me Jupiterin në anën tuaj sot, do e keni çdo gjë më të lehtë dhe më të qartë në çift. Në planin financiar do merrni iniciativa të mëdha në mënyrë që të stabilizoni buxhetin.
Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes nga Saturni. Ai mund të sjellë mungesë komunikimi dhe destabilitet. Ruani sa të mundni ekuilibrin! Në sektorin financiar do keni disa probleme të vogla por ju do gjeni zgjidhje menjëherë.
Jo të gjithë çiftet do kenë një jetë sentimentale të njëjtë sot. Për disa ndjenjat do të forcohen, ndërsa për disa të tjerë do shfaqen mosmarrëveshje e debate. Perspektiva të mrekullueshme financiare.
Jeta juaj në çift do fillojë të normalizohet gjatë kësaj dite. Do jeni më të gatshëm për të folur dhe për t’u sqaruar me atë që keni në krah. Saturni do jetë planeti më pozitiv për financat dhe do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin.
Në jetën sentimentale është mirë të tregoheni të matur. Mos u verboni nga fjalët e bukura që do iu thotë partneri sepse do zhgënjeheni më vonë. Nuk priten probleme në planin financiar kështu që qetësohuni.
Duke qenë se sot do mendoni ndryshe nga partneri për një diçka të rëndësishme mund të lindin debate me të. Paraja është shumë e rëndësishme në jetë por nuk mund të ndërmerrni çdo rrezik vetëm e vetëm për të.
Duhet të bëni përpjekje sot që të ruani atmosferën e ngrohtë që është krijuar në lidhjen tuaj. Saturni nuk do jetë pozitiv tek financat. Mundohuni t’i organizoni ato që mos hasni probleme.
Nuk do jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite dhe nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah. Zgjidhja ideale për këtë situatë do jetë komunikimi. Do i zgjidhni problemet financiare dhe do kryeni transaksionet e duhura.
Do keni nevojë për më shumë stabilitet në jetën tuaj në çift sot. Falë Uranit ju do krijoni baza më të forta dhe do e keni më të lehtë të kuptoheni me atë që keni në krah. Fati nuk do mungojë në planin financiar.