MENU
klinika

Horoskopi, 29 korrik 2019

Dashi

Dita e sotme do jetë harmonike dhe e këndshme për të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do bazohet tek bashkëpunimi dhe ngrohtësia. Edhe gjatë kësaj dite financat do jenë të paqëndrueshme.

Demi

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme dhe do ndiheni mirë që keni dikë si partneri juaj në krah. Do iu duhet të bëni goxha shpenzime të nevojshme sot dhe kjo do i trondite pak financat.

Binjaket

Marrëdhënia me partnerin tuaj do jetë e shkëlqyer sot. Më shumë se sa kurrë ju do gjeni kompromis dhe bashkëpunim. Financat nuk do jenë shumë problematike po gjithsesi këshillohet të shpenzoni me kufi.

Gaforrja

Nëse kohët e fundit e keni lënë pak pas dore atë që keni në krah sot duhet ta shlyeni këtë gabim dhe t’i kushtoni rëndësinë e duhur. Financat do jenë të mira.

Luani

Sot duhet me patjetër të tregoheni tolerante dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj nëse doni që lidhja juaj të ecë si duhet. Në planin financiar do keni fat dhe situata do jetë goxha e qëndrueshme.

Virgjeresha

Jeta sentimentale e çifteve do përmirësohet ndjeshëm sot. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kështu që mos u tregoni kokëfortë dhe bëni lëshime. As financat nuk do jenë të mira, por ju mund t’ia dilni nëse tregoheni të matur me shpenzimet.

Peshorja

Urani do ndikojë shumë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift. Nëse keni pasur zënka me partnerin do pajtohen dhe do zgjidhni gjithçka. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Akrepi

Nëse keni pasur shumë debate dhe mosmarrëveshje në çift, pritet që sot situata të qetësohet dhe të vendosni gjithçka në vijë. Situata financiare do jetë e paqëndrueshme.

Shigjetari

Duke qenë se do jetë Plutoni ai që do ndikojë tek jeta juaj sentimentale, keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet do të shtohen. Dëshira për shpenzime do jetë e madhe, por duhet t’i vini fre nëse nuk doni të ngeleni pa asnjë lek.

Bricjapi

Jeta juaj në çift do jetë rutine dhe nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Duhet të tregoheni më të hapur ndaj të rejave dhe të tentoni. Më vonë do pendoheni për këtë.

Ujori

Dashuria do ketë disa probleme të vogla sot, por do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Saturni do ndikojë pozitivisht tek financat. Situata do jetë më e qëndrueshme dhe do shpenzoni pak më shumë.

Peshqit

Ju që jeni në çift duhet të bëni çmos për t’i rezistuar tundimit të një flirti të ri. Mos e lëndoni partnerin sepse ai iu dashuron me zemër dhe nuk e meriton. Me financat tregohuni shumë të matur dhe largpamës.