MENU
klinika

Horoskopi, 31 gusht 2019

Dashi

Edhe pse, për shkak të Merkurit që vazhdon t’ju a ndërlikojë punën, dita e sotme pritet jo edhe aq e mirë, duhet të bëni pak durim se është e përkohshme. Shfrytëzoni në maksimum pushimet e mbetura.

Demi

Sot do të jetë një ditë përgjithësisht e mirë, ndonëse ju, të mësuar të mos kënaqeni me pak, nuk do t’ju bëjë shumë përshtypje arritja e një suksesi të vogël. Qoftë edhe në dashuri.

Binjaket

Kur asgjë nuk shkon në drejtimin e duhur apo ashtu siç dëshironi, nuk është e thënë të nervozoheni gjithmonë. Edhe sot mund të ndodhë kështu, por sidoqoftë fundjava pritet e mirë.

Gaforrja

Me një Hënë aspak pozitive sot mbi kokë dhe me një Saturn që hyn me prepotencë në një orbitë po aq negative për ju, sot mund të jeni disi të zymtë, prandaj mirë është ta kaloni fundjavën në shoqëri të gëzuar.

Luani

Vazhdon edhe sot orbita e harmonishme në shenjë e Afërditës dhe Marsit, çka premton për një fundjavë përgjithësisht të mirë në gjirin e familjes. “Magjia” mund të ndodhë në dashuri.

Virgjeresha

Janë një numër planetësh në një pozicion jo të favorshëm, por mjafton Afërdita në anën tuaj për t’jua bërë fundjavën interesante. Kujdes, Hëna mund t’ju bëjë disi acarues. Mirë shëndeti.

Peshorja

Sot Hëna do të jetë në pikën kulminante të orbitës së saj, prandaj edhe fundjava juaj do të karakterizohet nga marrëdhënie intensive me të afërmit e miqtë. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Situata yjore për ju duket mjaft e mire dhe kjo bën të mundur të kaloni një fundjavë mjaft aktive. Me ndihmën e një miku mund të realizoni një ëndërr të vjetër tuajën.

Shigjetari

Një shëtitje me miqtë më të dashur në një vend të preferuar nga ju mund të jetë pikërisht gjëja e duhur për fizikun dhe moralin tuaj. Ndërsa në çift tashmë e keni kaluar momentin më të vështirë.

Bricjapi

Nëse do të lodhur, me ankth dhe të rraskapitur nga stresi, është mirë të shkëputeni pak dhe të keni një moment relax-i. Përballë sjelljes tuaj disi jo të zakonshme, partnerit mund t’i lindin dyshime.

Ujori

Do t’ju shërbejë pak pushim nga ana mendore, si për të përcaktuar mirë projektet ashtu edhe për të analizuar me qetësi disa mosmarrëveshje me personin që dashuroni. Fundjavë interesante

Peshqit

Është dita e përkryer, sidomos për anën sentimentale dhe erotike. Nëse jeni në çift do të jeni të pa rezistueshëm. Nëse jeni single, mund të keni flirte me personat që ju pëlqejnë.