Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar së tepërmi. Në sferën profesionale mund të ketë përmirësime të ndjeshme, ndërsa darka do të sjellë momente të këndshme.
Duhet të nisni të vini në zbatim projektet për të cilat keni folur shumë gjatë. Yjet favorizojnë ndryshimet. Në sferën personale do të ketë zhvillime të bukura. Mundohuni vetëm që të reduktoni lodhjen dhe stresin.
Ju pret një ditë e lodhshme. Ndoshta do të gjendeni përballë zgjedhjeve disi të vështira, si për sa i takon punës. Nëse në dashuri do të ketë probleme, mundohuni që ti shtyni diskutimet për në fundjavë, në mënyrë që ti zgjidhni sa më qetësisht.
Do të ndiheni pak të lodhur dhe të stresuar, ndoshta për shkak të problemeve me punën. Shpëtimi juaj do të jetë dashuria, një person që ju do dhe që ju bën të ndiheni rehat.
Mund të ndiheni disi të mbingarkuar, për shkak të ambientit që ju rrethon. Do të keni shumë gjëra të rëndësishme për të bërë, ndërsa sa i takon dashurisë, dy ditët në vijim do të jenë mjaft vendimtare për konsolidimin e lidhjes.
Yjet janë në anën tuaj dhe do të favorizojnë zhvendosjet dhe kontaktet. Përfitoni për të çuar përpara lidhje të dobishme edhe për profesionin tuaj. Sa i takon dashurisë, zhvillimet do të jenë pozitive.
Gjatë këtyre ditëve, dashuria nuk është në kulmin e saj. Në punë mund të keni sërish probleme dhe situata stresuese, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni të kënaqur siç doni.
Kjo e mërkurë premton rikuperim të ndjeshëm, sidomos sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të mos jeni pesimist dhe të mos dorëzoheni, sa i takon situatës profesionale.
Mund të keni disa pasiguri në dashuri, por bëni kujdes që të mos gaboni, pasi mund ta paguani rëndë. Mundohuni të gjeni mënyrën e duhur për tu relaksuar dhe për të mbajtur larg problemet që nuk premtojnë zgjidhje.
Duke filluar nga kjo e mërkurë nis për iu një periudhë mjaft e favorshme në dashuri, në sajë të pranisë së Hënës në shenjën tuaj. Gjithë ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për takime, veç nuk duhet të izolohen.
Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që do të bëni, pasi jo gjithmonë do të jeni të admiruar dhe mund të përballeni me probleme. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me trupin tuaj, pasi mund të keni probleme shëndetësore.
Gjatë këtyre ditëve do të jeni të pakënaqur dhe kjo gjë do të shkaktojë diskutime të shumta. Mundohuni që të përmbaheni, pasi renda pak ditësh situata do të nisë të përmirësohet.