MENU
klinika

Horoskopi, 5 qershor 2019

Dashi

Sot, do të jepni më të mirën e vetes tek një miku juaj i dashur. Në punë, ju do të jeni i vetëdijshëm në aftësitë tuaja dhe i palodhshëm. Në dashuri, diçka do provokojë kuriozitetin tuaj.

Demi

Në ambientin e punës, do të mbështeteni tek të gjithë. Në aspektin afektiv, duhet të bëni kujdes nga ndonjë pakujdesi e partnerit.

Binjaket

Në ambientin e punës, do të luani kartën e duhur. Në dashuri, duhet të evitoni së lënduari partnerin tuaj me të papritura!

Gaforrja

Yjet ju këshillojnë të bëni kujdes, sidomos në familje. Në punë, duhet të gjeni mënyrën e duhur për të përballuar problemet! Në dashuri, duhet të jeni konkret dhe i qartë në ato që thoni!

Luani

Yjet ju këshillojnë të largoni tensionet e akumuluara në këtë periudhë, duhet të merreni më shumë me sport. Në ambientin e punës, do të keni risi në gjëra që janë në interesin tuaj.

Virgjeresha

Sot, do të keni mundësinë të thelloheni dhe të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë. Në punë, ju do të luftoni pak, por në fund do të merrni atë që doni. Në dashuri, kjo fazë do të jetë në favorin tuaj.

Peshorja

Është e mundur që, sot të jetoni momente të pëlqyeshme, do të jeni të lumtur. Në punë, mos bëni shaka të tepruar. Në dashuri, nuk duhet të shfaqni xhelozinë tuaj!

Akrepi

Do t’ju vijë mundësi e duhur për të shprehur atë që mendoni në një marrëdhënie miqësore. Në punë, do të keni propozime interesante. Në dashuri, dëshironi të bëni një udhëtim me personin që doni.

Shigjetari

Do të keni shumë diskutime sot. Duhet të kujdeseni për momente të rëndësishme, që janë të avantazhin tuaj. Në dashuri, do të keni vizione interesante për të ardhmen tuaj, të cilat do t’ia tregoni dhe partnerit tuaj.

Bricjapi

Do të jeni shumë të rafinuar sot, sidomos me personat që kanë ndikim te ju. Në punë, do të merrni pjesë në një bashkëpunim jo pak të vështirë. Në dashuri, do të keni prezantime dhe njohje të reja.

Ujori

Në ambientin e punës, do të jeni dinamik në çdo gjë që kërkoni. Në dashuri, duhet të bëni fakt, një premtim që keni bërë!

Peshqit

Në ambientin e punës, do të jetë një ditë pozitive, dhe çdo gjë do ta bëni me lehtësinë më të madhe. Në dashuri, do të keni disa të reja që do ti tregoni në familjen tuaj në lidhje me marrëdhënien tuaj me partnerin.