MENU
klinika

Horoskopi, 6 nëntor 2018

Dashi

Nuk duhet të ndikoheni nga fjalët e të tjerëve për një projekt të caktuar. Nëse duhet të vendosni jeni të vetmit që mund ta bëni këtë gjë.

Demi

Tashmë ka ardhur koha që të merreni me disa takime të rëndësishme që keni kohë që i keni prenotuar. Askush nuk po e kupton ankthin tuaj.

Binjaket

Edhe pse ju ka kapur paniku lidhur me një çështje të caktuar është mirë të mos e shfaqni. Tregohuni të qetë dhe të gjithë do të mendojnë se e keni situatën në kontroll.

Gaforrja

Eksperienca do t`ju vijë në ndihmë sot të dilni nga një ngërç i papritur. Nëse nuk do të ishit mësuar me këto situata mund ta pësonit.

Luani

Nga ana sentimentale keni mjaft dyshime në lidhje me raportin tuaj. Duhet t`i qartësoni sepse kështu do të vuani veç ju.

Virgjeresha

Keni filluar të hapeni me të tjerët dhe të krijoni njohje të reja. Keni kuptuar që qëndrimi vetëm ju bën keq shpirtërisht.

Peshorja

Sot do të zgjoheni me humor të mirë që në mëngjes. Partneri është shumë i pranishëm në ditën tuaj dhe nuk do t`ju cenojë asnjë fjalë e thënë për keq.

Akrepi

Gjërat dhe situatat që nuk ju pëlqejnë sot mjafton t`i hidhni pas krahëve. Nëse familja ka nevojë për ju sot duhet t`i përgjigjeni menjëherë.

Shigjetari

Sot do të ndiheni në paqe me veten dhe ambjentin që ju rrethon. Gjithçka po shkon siç e kishit parashikuar dhe mbrëmja do t`ju gjejë të çlodhur.

Bricjapi

E keni humbur ndjesinë e të qenit të përkëdhelur dhe për këtë gjë do ta ndjeni shumë mungesën sot. Ndiheni të mposhtur nga vetmia.

Ujori

Gjithçka që i takon punës tuaj duhet të zërë vetëm orarin e caktuar. Mos e ngarkoni ditën tuaj me gjëra që janë komplet sekondare për ju.

Peshqit

Sot do t`ju kontaktojë një person që në të shkuarën ju ka ndihmuar me punë dhe çështje financiare. Jeni drejt një bashkëpunimi të ri.