MENU
klinika

Horoskopi, 7 maj 2019

Dashi

Pas dy ditëve mjaft delikate, sot për ju do të jetë një ditë premtuese, falë Hënës në shenjën tuaj. Do të jeni të kthjellët e do të ndërmerrni çdo iniciativë që lidhet me punën tuaj.

Demi

Ndoshta e vërteta është se nuk dëshironi të pranoni një propozim që ju është bërë e përdorni çdo justifikim për ta shtyrë, vazhdimisht. Kujdes me xhelozinë, sepse mund të tregoheni të ftohtë karshi partnerit.

Binjaket

Hëna sot ndodhet në një pozicion mjaft favorizues për ju, për t’ju ngritur lart humorin. Për ata që janë vetëm ju pret një takim mjaft i ëmbël.

Gaforrja

Me qëllimin për të rënë në sy do të mundoheni që të dukeni ndryshe nga ç’jeni në të vërtetë , duke u munduar që të mos bëni figurë të keqe në fund të ditës. Evitoni që të tregoheni prepotent në raportin në çift.

Luani

Bëni kujdes me fjalët që përdorni në situata të ndërlikuara. Shpeshherë ngjallni dyshim dhe shkaktoni konfuzion. Me partnerin do të dini të zgjidhni disa kontradikta që keni në familje.

Virgjeresha

Nuk është e thënë që të gjithë të tregohen të ëmbël dhe të disponueshëm, për të plotësuar e duruar kapriçot tuaja. Bëni mirë të organizoni ditën tuaj vetë pa pritur që dikush do të jetë i gatshëm për t’ju dhënë një ndihmë sado dhe të vogël.

Peshorja

Ju duhet të bëni një kontroll të situatës ekonomike në të cilën ndodheni. Bëni mirë të planifikoni shpenzimet. Në marrëdhënien tuaj në çift do të arrini të stabilizoni raportin tuaj duke gjetur qetësinë që dëshironi.

Akrepi

Një propozim që do ju duket interesant , do të bëjë të shkoni me vonesë në një takim me miqtë tuaj. Në dashuri një zhgënjim sado i vogël do të vërë në provë ndjenjat tuaja.

Shigjetari

Sot do të keni mundësinë për tu pajtuar me një mikun tuaj, me të cilin i kishit prishur marrëdhëniet për shkak të disa hollësirave tepër banale. Kërkoni të falur në qoftë se nuk doni të humbni një mik që ka pasur mjaft vend në zemrën tuaj.

Bricjapi

Një lajm i gëzuar në dashuri do ju gjejë të papërgatitur, kështu që bëni mirë të mësoheni me idenë. Sot do të keni mundësinë që të gëzoni një mbrëmje romantike; kështu që përfitoni.

Ujori

Metodat që përdorni për të arritur qëllimet tuaja nuk janë shumë efikase, prandaj bëni mirë të gjeni një zgjidhje tjetër për ti çuar punët deri në fund.

Peshqit

Do të merrni vlerësimin e superiorit tuaj sot. Nuk do ta keni të lehtë të jeni në sintoni me personat që ju rrethojnë. Në mbrëmje do të jeni në shoqërinë e mikut tuaj të zemrës, duke i folur për shqetësimet e ditës.