MENU
klinika

Horoskopi, e hënë 29 korrik 2024

Dashi

Edhe pse do dëshironi te kaloni me tepër kohe me partnerin, nuk do e keni këtë mundësi. Te dy do jeni shume te angazhuar dhe nuk do mundeni dot te shkëputeni. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar duhet ta verifikoni mire buxhetin para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Demi

Pozicionimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite sa për te ndikuar pozitivisht tek jete juaj ne çift. Çdo gjë do jete si zakonisht dhe here pas here mund te keni debate te vogla. Beqaret do jene mendjemëdhenj dhe kjo do i beje te tjerët te mos ju afrohen shume. Me financat duhet me shume maturi se kurrë. Situata do jete shume delikate. Kujdes!

Binjaket

Do jeni shume serioze ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e hidhni çdo hap pasi ta keni menduar mire. Nuk pritet pasion i zjarrte, por as probleme. Beqaret do kenë një dite harmonike dhe plot emocione. Do ndiheni mire edhe ashtu si jeni, por as takimet nuk do mungojnë. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi. Menaxhojini me kujdes te ardhurat.

Gaforrja

Adrenalina do shtohet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet sepse do përballen me zhgënjime. Financat do jene te mire, por serish nuk rekomandohet te kryeni investime te pamenduara mire.

Luani

Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv gjate kësaj dite dhe ju do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni. Shprehjani gjithçka partnerin ne mënyre qe lidhja juaj te ece ne rrugën e duhur. Beqaret do jene me humor shume te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te stabilizohet.

Virgjeresha

Dite mjaft pozitive dhe interesante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe mund te merrni edhe vendime mbi te ardhmen. Për beqaret nuk do ketë dashuri ne këto momente. Duhet ende te bëni pak durim. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse do keni vështirësi te mëdha me vone.

Peshorja

Dite mjaft e animuar dhe e bukur kjo për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te shumëfishta dhe do doni qe ato momente te mos mbaronin kurrë. Beqaret nga ana tjetër do jene sharmante dhe do e kenë me te lehte për ta bere për vete personin qe pëlqejnë. Financat duhen pasur me ne vëmendje se kurrë. Po i late pas dore do keni probleme serioze.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje qe prej kohesh sot do mendoni te hidhni disa hapa me tej. Do përjetoni emocione për këtë fakt dhe disa do kenë frike për gjërat qe mund te ndodhin, Relaksohuni sepse gjithçka do shkoje për mrekulli. Për beqaret nuk priten surpriza te mëdha gjate kësaj dite. Gjithçka do jete si zakonisht. Financat do jene aq te favorshme sa ju mund te kryeni investimet e menduara.

Shigjetari

Kjo sotmja do jete një nga ditët me te bukura te jetës suaj. Do kaloni momente pasionante dhe emocionuese me partnerin dhe do merrni edhe një propozim te mrekullueshëm prej tij. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri. princi i kaltër do jete shume afër tyre. Ne planin financiar nga ana tjetër duhet te mbizotërojë vigjilenca dhe kujdesi.

Bricjapi

Sot do i tregoni edhe njëherë partnerit tuaj sa shume e dashuroni dhe marrëdhënia me te do filloje te ngrohet akoma me tepër. Ne mesdite mund te merrni edhe një dhurate surprize prej tij. Asgjë e re nuk pritet për beqaret. Mundohuni te kaloni me tepër kohe me miqtë qe te mos mendoni për dashurinë. Ne planin financiar do e keni te nevojshme te hiqni dore nga shpenzimet e mëdha.

Ujori

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do flisni hapur për gjithçka qe ju shqetëson dhe me mirëkuptim do gjeni edhe zgjidhjen e duhura. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe do arrijnë me pas te zgjedhin personin e duhur. Saturni do ju ndihmoje te zgjidhni problemet financiare. Do ndiheni me te qete ne këtë sektor.

Peshqit

Me më shume komunikim dhe bashkëpunim ne jetën tuaj ne çift do mund t’i sqaroni mosmarrëveshjet dhe debatet qe keni pasur. Kjo do ju beje te ndiheni me te qete. Beqaret do mahniten nga personat qe do takojnë dhe do bëjnë gjithçka për t’i joshur. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu për gjera pa vlere sepse do pendoheni shpejt.