Në këtë moment duhet të mundoheni që të rishikoni të gjitha strategjitë tuaja, për shkak se ka disa investime të cilat duhen ndjekur me më shumë kujdes. Ky është një moment i rëndësishëm për të rrezikuar më shumë në dashuri, ndaj jini më kurajoz.
Shpesh prireni që të jeni shumë dramatik në diskutime, ndoshta për shkak të kokëfortësisë tuaj. Megjithatë në dashuri duhet të limitoheni duke i besuar instinktit tuaj.
Mundohuni që të dëgjoni më shumë këshilla të vlefshme nga bashkëpunëtorët tuaj, pasi në këtë moment keni nevojë për mbështetjen e tyre për të kaluar një provë të rëndësishme. Në mbrëmje duhet të jeni më romantik, për të befasuar partnerin/en tuaj.
Parashikohet një ditë interesante për ti kushtuar më shumë kohë mirëqenies tuaj dhe për të nisur planifikimin e strategjive të reja për të përballuar disa negociata të rëndësishme për karrierën tuaj. Duhet të jeni të gatshëm që të përballoni disa debate shumë të ndezura si dhe të jeni të vendosur në veten tuaj. Intuita juaj e shkëlqyer do ju çojë drejt suksesit.
Kjo e mërkurë, ju fton që ti kushtoni më shumë kujdes disa çështjeve financiare, të cilat i keni lënë pas dore kohëve të fundit. Në dashuri nuk duhet të jeni pesimist, pasi parashikohen mundësi të mira për takime interesante.
Është duke nisur një periudhë e shkëlqyer për të bërë ndryshime radikale në stilin tuaj të jetës, sidomos nëse në vendin e punës doni të ndiheni të kënaqur si dikur. Në dashuri do të merrni përgjigje të rëndësishme.
Do të keni mundësi për të provuar eksperienca të reja në punë, të cilat do ju lejojnë që të rivendosni prioritetet tuaja. Do të ndiheni të gatshëm për të përshkuar një rrugëtim të ri, i cili do ju lejojë që të shprehni më mirë idetë dhe krijimtarinë tuaj.
Do të jepni një kontribut të rëndësishëm për realizimin e një projekti të ri dhe kjo gjë do ju lejojë që të merrni një rol vendimtar në karrierën tuaj. Duhet të jeni më të hapur dhe pozitiv sa i takon fushës së ndjenjave. Ky është momenti më i mirë për të kërkuar shpirtin binjak.
Kjo është një javë e rëndësishme për të përcaktuar më qartë objektivat tuaja dhe për të hedhur bazat solide për të ardhmen tuaj profesionale. Duhet të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj fizik, sidomos nëse keni sfida me të cilat duhet të përballeni. Horoskopi i kësaj të mërkure mbron historitë e reja të dashurisë, ndaj jini më spontan dhe të pavarur.
Dikush mund t’iu akuzojë se jeni shumë dembel dhe apatik dhe për pasojë kjo ditë rrezikon që të mos ecë mbarë. Ndoshta ka disa shqetësime të cilat nuk ju lejojnë të përqendroheni siç duhet. Mos merrni vendime të nxituara!
Këshillohet që në dashuri të mos keni shumë pretendime, sidomos nëse keni qenë pikërisht ju ata që jeni treguar të largët në raportin në çift. Çdo keqkuptim, mund të zgjidhet, por duhet ta hidhni ju hapin e parë.
Parashikohet një mbrëmje interesante për të rindezur ndjenjat, sidomos nëse gjatë javëve të fundit jeni ndjerë disi të lënë pas dore. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohen të reja të rëndësishme, por duhet të jeni të gatshëm të bëni ndonjë sakrificë të vogël brenda një kohe të shkurtër.