MENU
klinika

Horoskopi, e premte 28 korrik 2023

Dashi

Jeta në çift do jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë partnerit/es dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Beqarët do jenë më me fat dhe do përjetojnë emocione të forta nga takimet që do realizojnë. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes.

Demi

Bëni kujdes sot ju që jeni në çift. Mos kërkoni gjatë gjithë kohës të jeni të pavarur dhe të bëni gjithçka që mendoni. Pyeteni partnerin/en para se të hidhni ndonjë hap. Jupiteri do jetë planeti që do i ndihmojë beqarët në jetën sentimentale. Në planin financiar do tregoheni kokëfortë dhe do shpenzoni pa limit.

Binjaket

Nëse doni që gjërat të shkojnë mirë me partnerin/en, duhet t’i shprehni më shumë ndjenjat sot. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje mund ta përmirësojnë situatën po shtuan dozat e komunikimit. Beqarët do jenë sensualë dhe do e bëjnë shumë shpejt për vete personin që pëlqejnë. Situata financiare do fillojë të përmirësohet.

Gaforrja

Pas një periudhe me debate dhe tension në jetën në çift, sot do qeni qetësinë e shumëkërkuar. Është Venusi ai që do iu japë mundësinë të sqaroni çdo mosmarrëveshje. Beqarët do jenë më të privilegjuarit në dashuri. Mund të ndeshin edhe dashuri me shikim të parë. Ekuilibri financiar do mbetet i qëndrueshëm.

Luani

Sot do bëni çmos që ta mbani të ndezur pasionin në çift. Do e përkëdhelni partnerin/en pa pushim dhe do tregoheni të gatshëm t’ia plotësoni çdo dëshirë. Lum ai që iu ka në krah. Beqarët edhe pse kanë kohë që kërkojnë dashurinë nuk do e gjejnë as sot. Nëse shpenzoni pa masë, situata financiare do ketë tronditje të mëdha.

Virgjeresha

Disa planetë do e mbrojnë jetën tuaj në çift nga çdo rrezik i jashtëm, por disa të tjerë do mundohen t’ua prishin harmoninë. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos u nxitoni për asgjë. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë edhe sikur t’iu jepet mundësia për takime. Në planin financiar tregohuni vigjilentë dhe mos shpenzoni kuturu.

Peshorja

Marrëdhënia juaj me partnerin/en do fillojë të bëhet më serioze gjatë kësaj dite. Do mendoni për një të ardhme së bashku dhe kjo do iu mbushë me optimizëm. Edhe beqarët do jenë të favorizuar në dashuri. Një person interesant do iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Financat do jenë të mira.

Akrepi

Pas disa ditëve jo shumë të përshtatshme për jetën në çift sot do arrini të vendosni komunikimin me partnerin/en. Do i kushtoni më shumë kohë atij dhe do ndiheni më mirë. Beqarët do jenë tërheqës dhe magnetikë. Do arrini të bëni për vete cilindo që do iu pëlqejë. Mjedisi planetar do i influencojë pozitivisht financat.

Shigjetari

Venusi do influencojë së tepërmi sot në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të këndshme me partnerin/en, por njëkohësisht do gjeni edhe kohë për familjen dhe miqtë. Beqarët do nisin aventura afatshkurtra, ndërsa dashuria e madhe do dhe pak kohë të mbërrijë. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme.

Bricjapi

Kokëfortësia juaj në jetën në çift mund të sjellë probleme serioze me atë që keni në krah. Toleranca është një virtyt shumë i vlerësuar, kështu që mundohuni edhe ju të tregoheni të tillë. Beqarët do njihen me shumë persona. Fale ndihmës së Neptunit situata financiar do fillojë të përmirësohet.

Ujori

Mos u tregoni shumë dominues sot në jetën tuaj në çift sepse kjo mund të nxitë debate me partnerin/en. Të dy jeni të barabartë dhe keni të drejtë të shpreheni ashtu si mendoni. Beqarët duhet të bëjnë më tepër durim nëse duan të gjejnë një person interesant. Financat do marrin drejtimin e duhur.

Peshqit

Për shkak të nervozizmit tuaj mund të lindin konflikte dhe mosmarrëveshje të shumta sot me partnerin/en. Nuk do toleroni në asnjë pikë dhe kjo do e përkeqësojë situatën. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për personin ideal. Financat do jenë pika juaj më e dobët. Nuk do arrini dot t’i mbani ato të stabilizuara.